Në Deçan e Ferizaj ndeshje më interesante

Shqiponja e Gjakovës e ka përmbysur rezultatin në pjesën e dytë për ta fituar ndeshjen me Jusuf Gërvallën. Shqiponja të shtunën në Deçan fitoi me rezultat 27:24, ndonëse pas pjesës së parë skuadra vendase kishte epërsi prej 13:11.Argoneta Goqi udhëhoqi Shqiponjën me 12 gola. Arjeta Imeraj shënoi 8 gola për Jusuf Gërvallën.Në kuadër të javës […]

Skuadrat e kreut para fitoreve të reja

Të shtunën e të dielen luhen ndeshjet e javës së 15-të të Superligës së hendbollisteve. Skuadrat e kreut të tabelës llogarisin në pikë të reja.Lideri, Istogu, është mysafir i Ulpianës, të shtunën nga ora 12:30.Ndërkohë Prishtina e pret Vjosën dhe po ashtu nuk pritet të ketë telashe për fitore. Ndeshja Prishtina – Vjosa luhet nga […]

Fitore e vështirë e Vushtrrisë

Hendbollistet e Vushtrrisë e kanë fituar ndeshjen e xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës. Vushtrria të dielën mbrëma e mposhti Kastriotin e Ferizajt me dy gola dallim, 33:31. Pjesa e parë ishte kryesisht e barabartë, ndërsa përfundoi me 17:16 në të mirë të skuadrës vendase. Në pjesën e dytë është luajtur për secilin gol. […]

Dy ndeshje interesante: Deçani mposht Trepçën, Prishtina më e mirë se Rahoveci

Të dielën janë luajtur dy ndeshje interesante në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Deçani ka fituar me një gol dallim ndaj Trepçës, me rezultatin 32:31. Vendasit kanë krijuar epërsi fillestare prej 5:0 dhe e ka mbajtur për kohë të gjatë epërsinë e lartë. Pas 30 minuta lojë rezultati […]

Fitore shumë e vështirë e Istogut në derbin dramatik me Ferizajn

Ndeshja mes Istogut e Ferizajt e ka arsyetuar plotësisht epitetin e derbit. Istogu ka shënuar fitore me një gol dallim. Te fitorja, skuadra istogase ka ardhur me shumë mund dhe vetëm në momentet e fundit të ndeshjes. Ndeshja e xhiros së 14-të të Superligës së hendbollisteve përfundoi me rezultat 32:31 për Istogun. 14:14 ishte rezultati […]

Një tjetër ndeshje interesante e Ligës së Parë në Vushtrri

Vushtrria – Ulpiana është ndeshja që e hap xhiron e 11-të në Ligën e Parë të Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje zhvillohet të premten (sonte) nga ora 19:30.Vushtrria pritet ta bëj edhe një hap drejt kthimit në Superligë. Aktualisht vushtrriasit udhëheqin në tabelë me 18 pikë. I kanë fituar të gjitha nëntë ndeshjet. Ulpiana […]

Derbi i hendbollisteve në Istog

Në Istog pritet të zhvillohet ndeshja në interesante e javës së 14-të në Superligën e hendbollisteve. Lideri Istogu, të shtunë nga ora 18:00 e pret skuadrën e Ferizajt. Istogu ka fituar 13 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 26 pikë. Ndërkohë Ferizaj është i katërti me 20 pikë. Istogu llogaritet favorit, por Ferizaj […]

Rahoveci në kërkim për një tjetër befasi

Pasi e mposhti Trepçën në Mitrovicë, Rahoveci do të bëj përpjekje për të fituar pikët me një skuadër tjetër të madhe të Superligës së Kosovës në hendboll. Rahoveci e pret Prishtinën të dielën nga ora 18:00 në një prej derbive të xhiros së 17-të. Rahoveci është trimëruar pas fitores në Mitrovicë dhe do të jap […]

Ramosaj e Marku më të mirët te Kreuzlingeni

Hendbollistët kosovarë po vazhdojnë me paraqitje për skuadrat e tyre evropiane. Fundjavën e kaluar fitore të madhe shënoi Luigj Quni me skuadrën e tij, Amicitia Zuerich. Zuerichu fitoi 22:21 ndaj Pfadi Winterthur, njërës prej skuadrave kryesore në elitën e Zvicrës. Quni shënoi dy gola nga tri tentime.Amicitia Zuerich mban vendin e tretë me 25 pikë, […]