Deçani fiton ndaj Llapit në Superligën B

Deçani e Llapi e kanë luajtur të shtunën ndeshjen e radhës në Superligën B të Kosovës në hendboll. Në kuadër të xhiros së 20-të, Deçani ka fituar ndaj Llapit me rezultat 34:25. Në pjesën e parë vendasit kishin epërsi të lehtë, ndërsa pas 30 minutave lojë rezultati ishte 16:12. Edhe pjesa e dytë u dominua […]

Fillimi i mirë nuk i mjafton Trepçës, Besa vazhdon me fitore

Besa Famgas ka shënuar fitoren e radhës në Superligën A të Kosovës në hendboll. Në kuadër të javës së 21-të, Besa Famgas fitoi ndaj Trepçës në Mitrovicë me rezultatin 35:28. Ndeshjen më mirë e nisën vendasit. Madje krijuan epërsi prej 5:1 e 6:2. Por më pas pejanët morën kontrollin e lojës dhe shpejtë krijuan epërsi […]

Ferizaj fiton bindshëm derbin

Ferizaj e ka fituar me rezultat bindës derbin e javës së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton”, Ferizaj e mposhti kampionen aktuale, Vushtrrinë, me rezultat 42:32. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 22:15 për ferizajaset. Braziliania Ligia Da Silva shënoi 10 gola për Ferizajn. Nga 8 […]

Fillon gara e juniorëve

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së parë në Ligën e juniorëve.Është vendosur që ndeshjet e Grupit A të luhen në Mitrovicë. Ndërkohë ndeshjet e xhiros së parë të Grupit B luhen në Pejë. Ndeshjet e xhiros së parë luhen të dielën. Në Grupin A nga ora 10:00 luajnë Kastrioti e Llapi, kurse nga ora […]

Ferizaj pret Vushtrrinë në derbin e javës te hendbollistet

Ferizaj e Vushtrria e luajnë derbin e xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kjo ndeshje është të shtunën nga ora 18:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Ferizaj e mban vendin e katërt me 24 pikë, por ka synime për pozitë më të mirë në tabelë. Për këtë […]

Kryendeshja në Rahovec

Superliga A e Kosovës në hendboll (meshkujt) vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 21-të. Vëmendja do të jetë në Rahovec, ku zhvillohet derbi i xhiros. Të dielën nga ora 18:00, Rahoveci e pret Kastriotin e Ferizajt. Rahoveci kërkon pikët për të vazhduar betejën me Trepçën për pozitën e tretë në tabelë. Ndërkohë ferizajasit […]

Marigona Hajdari e Leonora Demaj vazhdojnë me paraqitje të mira në elitën daneze

Një ndeshje shumë të suksesshme të mërkurën mbrëma e kishte hendbollistja e Kosovës, Marigona Hajdari. Ajo realizoi katër gola dhe katër asistime për Ringkobingun që luajti si mysafir i Horsensit në Superligën e Danimarkës.Ringkobingu humbi me 24:22, ndonëse ishte në epërsi 12:11 pas pjesës së parë. Marigona është shquar me organizimin e lojës, ndërsa pos […]

Istogu me fitore të re, Samadrexha mposht Dritën

Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të dielën në kuadër të xhiros së 16-të, Istogu fitoi si vendas ndaj skuadrës deçanase Jusuf Gërvalla me rezultat 30:20.Istogu udhëheq në tabelë me 32 pikë, katër më shumë se përcjellësja e parë, Prishtina. Istogaset i kanë fituar të gjitha […]

Rahoveci fiton në Gjakovë derbin me Vëllaznimin

Rahoveci ka fituar dy pikë të rëndësishme në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të dielën në Gjakovë, Rahoveci e mposhti skuadrën vendase, Vëllaznimi, me rezultatin 30:28. Fitorja është e rëndësishme për Rahovecin që në edicionin e parë në elitë synon vend në plejof. Rahoveci mbetet i katërti, tani me 26 pikë, pesë më shumë […]

Llapi me fitore bindëse në Superligën B

Të shtunën ka nisur gara edhe në Superligën B të Kosovës në hendboll.Në Podujevë në kuadër të javës së 19-të kampionale, janë takuar Llapi e Drenica. Fitore me rezultat 39:18 kanë shënuar llapjanët. 12 lojtarë të Llapit shënuan gola në këtë ndeshje. Më efikasët ishin Blerton Hasani dhe Besian Abazaj me nga 6 gola. Te […]