Fitore e vështirë e Prishtinës në Deçan

Prishtina është dashur ta përmbys rezultatin në pjesën e dytë, për ta fituar ndeshjen në udhëtim ndaj Deçanit. Të hënën në kuadër të javës së nëntë të Superligës, Prishtina fitoi me rezultat 33:30. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 19:16 për vendasit. Në pjesën e parë epërsia e Deçanit shkoi deri në pesë gola (17:12, […]

Besa fiton derbin dhe del në vendin e parë

Besa Famgas e ka fituar derbin e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll. Të shtunën mbrëma në Pejë, në një ndeshje tipike kampionale, Besa fitoi ndaj Trepçës me rezultat 28:23. Pas pjesës së parë pejanët kishin epërsi prej tri golave, 13:10. Vendasit vazhdimisht kanë qenë në epërsi, por jo shumë të lartë. […]

Istogu i pandalshëm, fiton bindshëm edhe derbin

Istogu po shfaqet i pandalshëm në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).Të shtunën Istogu e luajti derbin me kampionen aktuale, Vushtrrinë. Skuadra istogase fitoi me rezultat 31:16. Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:9 në të mirë të istogaseve. Esma Muratoviq i shënoi 10 gola për Istogun. 7 i kishte kapitenia Albina Rugova. Lorena Matarova […]

Ndeshja interesante në javën e nëntë

Besa Famgas e Trepça takohen të shtunën nga ora 17:30, në ndeshjen që i takon xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Kampionia aktuale, Besa, llogaritet favorite ndaj “xehetarëve” që kanë shfaqur lojëra të mira këtë kampionat. Trepça udhëheq në tabelë me 14 pikë. Humbjen e vetme e ka pësuar nga Prishtina, […]

Lideri e kampionia takohen në Istog

Në Istog do të jetë vëmendja e tifozëve të hendbollit sa i takon ndeshjeve të javës së nëntë të Superligës së hendbollisteve. Të shtunën nga ora 18:00 luhet derbi i madh mes Istogut dhe Vushtrrisë. Istogu është lider i klasifikimit, ndërsa Vushtrria është kampione aktuale. Takohen dy prej skuadrave më të mira në Kosovë dhe […]

Trepça mposhtë Deçanin, fitore edhe për skuadrat tjera favorite

Të enjten janë luajtur ndeshjet e javës së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll. Ndeshja më e mirë u luajt në Mitrovicë ku u takuan Trepça e Deçani. Fitore me rezultat 32:27 shënoi skuadra vendase. Trepça udhëheq në tabelë me 14 pikë, por Besa Famgas i ka dy ndeshje më pak të luajtura e […]

Superliga vazhdon me javën e tetë

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, Superliga e Kosovës në hendboll vazhdon me ndeshjet e javës së tetë. Të gjitha ndeshjet janë të enjten, ndërsa në disa prej tyre pritet rivalitet dhe hendboll i mirë. Derisa Besa Famgas llogaritet favorite ndaj Drenicës në Drenas (19:00) dhe Vëllaznimi ndaj Zhegrës (18:30), në tri takimet […]

Shqiponjës i takon derbi i Gjakovës

Shqiponja e ka fituar përballjen e skuadrave gjakovare në Superligën e Kosovës në hendboll. Hendbollistet e Shqiponjës kanë mposhtur ato të Vëllaznimit me rezultat 38:32, të dielën në ndeshjen e javës së tetë.Fituesi i vendos në pjesën e dytë, pasi pjesa e parë ishte e barabartë, 16:16.Argoneta Goqi me 14 gola ishte më efikasja te […]

Ferizaj fiton derbin e qytetit

Ferizaj e ka fituar derbin e qytetit në hendboll. Kastrioti e Ferizaj luajtën të shtunën në kuadër të javës së tetë të Superligës së hendbollisteve. Ferizaj fitoi me rezultatin 34:30. Diferenca u bë në pjesën e parë, të cilën KHF Ferizaj e fitoi me rezultat 21:14. Albulena Basha shënoi 14 gola për Ferizajn. Meri Koneski […]

Vëmendja te derbit lokalë

Java e tetë e Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) përfshinë dy derbi lokalë, që pritet të jenë interesant.Të shtunën nga ora 16:00 zhvillohet takimi Kastrioti – Ferizaj. Dy skuadrat ferizajase vlerësohet se kanë cilësi të përafërt dhe me të drejtë pritet ndeshje interesante në palestrën “Bill Clinton”. Ferizaj është i katërti me 10 pikë, […]