Bajçinca- Brestovci, delegate në Evropianin e Divizionit A

Shqipe Bajçinca – Brestovci është deleguar edhe në një ngjarje të rëndësishme të Federatës Evropiane të Hendbollit. Profesoresha Bajçinca – Brestovci është delegate e EHF-së në Kampionatin Evropian të Divizionit A, për grupmoshën U18, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Delegatja kosovare, që vazhdimisht shquhet për kryerjen e detyrave me përgjegjësi dhe […]

Bajçinca-Brestovci e Arifi në Konventën e gjyqtarëve evropianë

Drejtuesit e Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës po marrin pjesë në Konventën e drejtuesve të shoqatave nacionale të gjyqtarëve që po mbahet në Vjenë të Austrisë. Pjesë e Konventës të EHF-së janë Shqipe Bajçinca-Brestovci, kryetare e SHGJHK-së dhe Muhamet Arifi, sekretar i SHGJHK-së. Bajçinca-Brestovci dhe Arifi e kishin agjendën shumë të ngjeshur të […]

Çifti Maloku nis rrugëtimin ndërkombëtar

Albion Maloku e Avdullah Maloku vlerësohen prej gjyqtarëve perspektiv në hendbollin kosovar. Dyshja Maloku javën e kaluar ka pasur një përvojë shumë të rëndësishme. Ata ishin pjesë e Kampionatit Mesdhetar për hendbollistet deri 16 vjet që u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi. Dy gjyqtarët tanë me të ardhme, kanë drejtuar plot pesë ndeshje […]

Xhema – Jahja drejtojnë ndeshjen në të cilën Kroacia siguroi Evropianin

Ndeshje evropiane në fundjavë kanë drejtuar edhe gjyqtarët Sherif Xhema e Besfort Jahja. Të dielën mbrëma ata ishin në Poreç, ku hendbollistet e Kroacisë luajtën me Çekinë. Kroacia fitoi 33:30, ndonëse pas pjesës së parë pësonte me 14:13. Me këtë fitore, Kroacia ka siguruar kualifikimin në Evropianin që këtë vit mbahet në Slloveni, Mal të […]

Bytyqi – Kasapi drejtuan ndeshjen Danimarka – Ishujt Faroe

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Ilir Bytyqi e Syart Kasapi, të shtunën drejtuan ndeshje të kualifikimeve për Evropianin e hendbollisteve që mbahet këtë vit. Në Naestved të Danimarkës, u luajt ndeshja Danimarkë – Ishujt Faroe. Skuadra vendase fitoi me rezultat bindës, 26:15. Danimarka ka mbyllur kualifikimet në vendin e parë në grup me 12 pikë dhe […]

Beqiri – Krasniqi drejtuan ndeshjen gjysmëfinale të Kupës Evropiane

Dyshja kosovare e gjyqtarëve të hendbollit, Eshref Beqiri – Ilir Krasniqi, ka drejtuar ndeshje me rëndësi të shtunën mbrëma. Beqiri e Krasniqi ishin të angazhuar në Norvegji, ku u luajt gjysmëfinalja e parë e Kupës Evropiane për hendbollistë. U takuan skuadrat norvegjeze, Drammen HK dhe Naerbo IL. Fitore me rezultat 30:27 shënoi skuadra vendase. Gjyqtarët […]

Përvojë shumë e rëndësishme për gjyqtarët Edmond e Edonis Beqiri në Pragë

Vazhdon shkollimi dhe avancimi i gjyqtarëve kosovarë të hendbollit. Në kuadër të këtij misioni, gjyqtarët perspektivë nga Vushtrria, Edmond dhe Edonis Beqiri prej 14 deri më 18 prill ishin në Pragë të Çekisë.Ata kanë drejtuar shumë ndeshje të një turneu të hapur, të quajtur “Praga 2022”. Qëndrimi i Edmond dhe Edonis Beqirit në Pragë u […]

Çifti Vitaku drejtoi ndeshje të Ligës së Kampionëve

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit vazhdojnë të delegohen për ndeshje të kupave evropiane. Madje ndeshjet që ata po i drejtojnë janë të nivelit gjithnjë e më të lartë. Së fundi, Arsim e Erdoan Vitaku janë deleguar në ndeshje të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, që është gara elitare evropiane.Të shtunën, gjyqtarët mitrovicas drejtuan ndeshjen e […]

Xhema e Jahja në Poloni

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja të dielën kishin angazhim evropian. Dyshja prishtinase ka drejtuar ndeshjen e fazës grupore të Ligës Evropiane (femrat) në mes të MKS Zaglebie Lubin dhe skuadrës franceze Les Neptunes de Nantes.Ndeshja u luajt në Lubin të Polonisë, ndërsa me një gol dallim fitoi skuadra franceze Nantes (27:26) […]

Bytyqi e Kasapi drejtuan ndeshje të Ligës Evropiane

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit kanë nisur menjëherë me drejtimin e ndeshjeve të Kupave Evropiane në vitin 2022.Ilir Bytyqi e Syart Kasapi javën e kaluar ishin të deleguar në ndeshjen e fazës grupore të Ligës Evropiane (femrat).Në Gyor të Hungarisë u takuan Motherson Mosonmagyarovari KC dhe skuadra franceze, ES Besancon Feminin. Fitore me rezultat 38:30 shënoi […]