Qerimi shpall listën për ndeshjet me Sllovakinë

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur listën e lojtarëve në të cilët llogarit për dy ndeshjet e javës së ardhshme me Sllovakinë. Kosova e Sllovakia takohen në kuadër të fazës së parë kualifikuese evropiane për Kampionatin Botëror të vitit 2025. Ndeshja e parë zhvillohet më 2 nëntor në Povazska Bystrica në Sllovaki. […]

Të premten grumbullimi i parë i Kombëtares U18

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) në janar do të paraqitet në kualifikimet për Kampionat Evropian. Kosova U18 është në grup me Maqedoninë e Veriut, Zvicrën dhe Sllovakinë. Ndeshjet do të luhen në Maqedoni të Veriut prej 5 deri më 8 janar. Në kuadër të përgatitjeve për këto kualifikime, Kombëtarja U18 do ta ketë […]

Sara Gjergjaj synon ta udhëheq Kosovën U17 drejt Botërorit

Sara Gjergjaj është shpallur lojtarja më e mirë e IHF Trophy për zonën evropiane në grupmoshën U17. Sara tashmë është edhe kapitene e Kombëtares U17, ndërsa synimi i ardhshëm i saj është që me Kosovën të kualifikohet në Botëror. Për këtë Kosovës U17 i duhet që ta fitojë fazën interkontinentale të IHF Trophy që pritet […]

Faleminderit Pashke Marku

Njëra prej hendbollisteve më të rëndësishme të Kosovës, Pashke Marku, ka vendosur të tërhiqet nga ekipi kombëtar. Marku ka njoftuar të mërkurën se më nuk do të luaj në nivel kombëtaresh.Ajo për gjashtë vite ishte lojtare e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës në hendboll. Ishte pjesë e rëndësishme e procesit të rritjes së ekipit tonë […]

Tri lojtare të Kosovës në shtatëshen më të mirë te IHF Trophy U19

Tri hendbolliste të Kosovës kanë zënë vend në shtatëshen më të mirë të IHF Trophy për zonën evropiane për grupmoshën e junioreve (U19). Kosova të dielën pësoi në finale nga Britania e Madhe, që vazhdon në fazën ndërkontinentale.Britanikja Heidi Jane Warren u shpall lojtarja më e mirë.Pos saj në shtatëshen më të mirë janë edhe: […]

Sara Gjergjaj, lojtarja më e mirë e IHF Trophy për të reja

Kapitenja e Kombëtares U17 të Kosovës në hendboll, Sara Gjergjaj është shpallur lojtarja më e mirë (MVP) e IHF Trophy për zonën evropiane për këtë grupmoshë.Gjergjaj udhëhoqi Kosovën drejt titullit të kampionit, ndërsa është shquar me paraqitje të mira. Rritja e saj si lojtare është evidente, ndërsa prej Sarës priten gjëra edhe më të mëdha […]

Kosova U19 mposhtet në finale

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka humbur finalen në IHF Trophy për zonën evropiane.Të dielën mbrëma në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, Kosova u mposht nga Britania e Madhe me rezultat 29:25. Ndeshja ishte e fortë, por britaniket shfaqen pak më shumë për ta siguruar paraqitjen në fazën interkontinentale të IHF Trophy.Në fazën […]

Kosova U17, kampione në IHF Trophy

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll është kampione në IHF Trophy zona evropiane.Me triumfin në finale Kombëtarja jonë siguroi paraqitjen ne fazën ndërkontinentale të IHF Trophy e prej atje mund të siguroi kualifikimim në Botëror.Në finale, vajzat tona fituan ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Kombëtarja jonë ka dominuar prej fillimi dhe në fund fitoi me rezultat 39:33. Martina […]

Kosova pëson edhe në ndeshjen e dytë me Danimarkën

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka humbur edhe ndeshjen e dytë me Danimarkën, superfuqinë e hendbollit. Të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Danimarka fitoi me rezultat 40:19. Kombëtarja jonë në momente bëri lojë të mirë, por cilësia dhe përvoja ishte në anën e danezeve. Që në pjesën e parë epërsia e […]

Kombëtarja U17 kualifikohet në finale

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) është kualifikuar në finale të IHF Trophy për zonën evropiane. Të shtunën në palestrën “1Tetori” në Prishtinë, vajzat tona shënuan fitore bindëse ndaj Gjeorgjisë në gjysmëfinale. 28:19 ishte rezultati në fund, ndërsa dallimi u bë që në pjesën e parë që përfundoi 14:9. Andra Uglani i shënoi 8 […]