Kapiteni Dedaj në formë të lartë në prag të ndeshjeve me Bosnjë-Hercegovinën

Kapiteni Valon Dedaj ishte mungesë e madhe te Kombëtarja e Kosovës në hendboll në dy ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2024.Dedaj kthehet për ndeshjet e javës së ardhshme me Bosnjë-Hercegovinën, ndërsa po kalon formë të lartë. Ai pritet të jetë i rëndësishëm në ndeshjet vendimtare ndaj Bosnjës.Dedaj të premten realizoi katër gola nga pesë […]

Kosova U17 përfundon paraqitjen në Kampionatin Mesdhetar

Të shtunën paradite hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës e kanë luajtur ndeshjen e fundit në Kampionatin Mesdhetar që prej 27 shkurtit u mbajt në Nafplio të Greqisë. Në ndeshjen e fundit vajzat tona pësuan nga Italia me rezultat 29:19. Kosova U17 përfundoi garimin në vendin e tetë.Por më shumë se renditja, peshë ka përvoja […]

Mitat Ferati: Fitorja ndaj Italisë jep shpresë për të ardhmen

Kryetrajneri i Kombëtares U17 të Kosovës në hendboll, Mitat Ferati, është shumë i kënaqur me rritjen e nivelit të hendbollisteve tona gjatë Kampionatin Mesdhetar që po mbahet në Greqi.Kombëtarja jonë të premten fitoi ndaj Italisë, ndërsa me këtë Kombëtare luan edhe të shtunën për vendin e shtatë. Por fitorja ndaj italianeve erdhi në vazhdën e […]

Fitore me shumë peshë ndaj Italisë

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll ka konfirmuar të premten rritjen që e përjetoi gjatë Kampionatit Mesdhetar në Greqi.Vajzat tona luajtën ndeshje shumë të mirë dhe fituan ndaj Italisë me rezultat bindës, 18:13.Vajzat tona e fituan periudhën e parë me rezultat 8:4. Periudha e dytë u takoi italianeve, ndërsa në periudhën e tretë sërish më […]

Të hënën grumbullohet Kombëtarja U19

Në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian që mbahet në verë, Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (vajzat) do të ketë grumbullimin e radhës javën e ardhshme.Të hënën vajzat e Kosovës U19 mblidhen në Gjakovë, ndërsa do të marrin pjesë në turneun ndërkombëtar “Shqiponja 2000” që mbahet më 7 e 8 mars po në Gjakovë.Kryetrajneri […]

Kosova U17 luan ndeshje të fortë me Tunizinë

Hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës kanë luajtur të enjten ndeshjen e radhës në Kampionatin Mesdhetar që po mbahet në Greqi.Në ndeshje për plasman, Kosova U17 u përball me Tunizinë. Ndeshja ishte e fortë dhe e hapur deri në fund. Por në fund festuan hendbollistet e Tunizisë.Si zakonisht në këtë kampionat, vajzat tona nisën fuqishëm. […]

Fillimi i mirë nuk mjafton as ndaj Italisë

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka luajtur të mërkurën ndeshjen e fundit në fazën grupore në Kampionatin e 16-të Mesdhetar.Kosova U17 humbi nga Italia me rezultat 20:15. Sërish vajzat tona e hapën ndeshjen shumë mirë, duke e fituar periodën e parë me rezultat 5:4. Perioda e dytë u takoi italianeve, 9:4, ndërsa […]

Kombëtarja U17 fiton një periudhë, por më pas mposhtet nga Mali i Zi

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka luajtur ndeshjen e tretë në kuadër të Kampionatit të 16-të Mesdhetar që po mbahet në Greqi.Të martën vajzat tona u përballën me Malin e Zi. Periudhën e parë, prej tri gjithsej, Kosova U17 e fitoi me rezultat 5:4 dhe kështu mori një pikë në renditje. Por […]

Caktohen grupet për Evropianin në Prishtinë

Prej 8 deri më 16 korrik në Prishtinë mbahet Kampionati Evropian për hendbollistet deri 19 vjet.Shorti për këtë Evropian të Divizionit B u tërhoq të martën.Kosova U19 është në grupin A së bashku me Sllovakinë, Italinë, Finlandën dhe Britaninë e Madhe.Në grupin B janë Austria, Polonia, Letonia e Izraeli.Evropiani do të jetë një mundësi e […]

Kosova U17 në grup me Sllovakinë e Poloninë

Të martën është tërhequr shorti për Kampionatet Evropiane në hendboll për grupmosha të reja (vajzat) që mbahen në verë.Hendbollistet e Kosovës U17 do të paraqiten në Evropianin e Divizionit B në Ankara të Turqisë. Shorti ka përcaktuar që Kosova U17 të jetë në grupin B, së bashku me Sllovakinë, Poloninë, Finlandën e Bullgarinë. Grupi vlerësohet […]