Ndeshja e fortë me Slloveninë jep shpresë për vazhdim të kualifikimeve

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka shfaqur ndeshje të madhe të dielën mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Kombëtarja jonë humbi nga Sllovenia me rezultat 29:24, por ka dëshmuar se ka potencial që të garojë thuajse me të gjitha kombëtaret evropiane. Djemtë tanë kanë luftuar për çdo top dhe janë angazhuar maksimalisht nga fillimi […]

Quni: Ka të bëjë me shfaqjen e shpirtit luftarak

Të dielën mbrëma (19:30), Kombëtarja e Kosovën e luan ndeshjen e dytë në kualifikimet për Euro 2024. Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë përballë djemve tanë do të jenë hendbollistët e Sllovenisë.Sllovenia ka lojtarë në nivel të lartë evropian dhe llogaritet favorite. Në fakt sllovenët janë favoritë të gjithë grupit.Te Kombëtarja jonë respektojnë […]

Gjeorgjisë i është dorëzuar kupa e kampionit në IHF Trophy për zonën evropiane.

Gjeorgjianët e rinj (U18) kanë shkëlqyer në katër ndeshjet e luajtura në Prishtinë dhe kanë siguruar kualifikimin në fazën interkontinentale.Kupën e kampionit, kapitenit të Gjeorgjisë U18 ia dorëzuan presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini dhe përfaqësuesi i IHF-së, Martin Gjeding.Federata e Hendbollit e Kosovës uron Gjeorgjinë U18 për suksesin e arritur dhe i dëshiron suksese në […]

Përfundon IHF Trophy, pesë ditë me ndeshje të forta e interesante

Me ndeshjen e grupmoshës U20 mes Bullgarisë dhe Kosovës ka përfunduar kampionati IHF Trophy për zonën evropiane. Prej të martës e deri të shtunën në Pallatin e Rinisë në Prishtinë janë luajtur nga katër ndeshje. Kampionati ishte interesant. Shumica e ndeshjeve ishin të forta dhe u shfaq hendboll i nivelit të kënaqshëm. Te 20-vjeçarët, titullin […]

Gjeorgjia fiton titullin te 18-vjeçarët

Gjeorgjia është kampione në IHF Trophy për zonën evropiane në grupmoshën U18. Në ndeshjen e fundit dhe njëherit vendimtare, Gjeorgjia U18 fitoi ndaj Kosovës me rezultat 27:22. Fituesi u vendos në pjesën e dytë. 14:14 përfundoi pjesa e parë. Ndeshja ishte e fortë, por gjeorgjianët shfaqën më shumë. Megjithatë edhe hendbollistët e Kosovës, që shumica […]

Britania e Madhe fiton titullin e kampionit në grupmoshën U20

Britania e Madhe ka fituar titullin e kampionit në IHF Trophy për zonën evropiane në grupmoshën e juniorëve (U20).Britanikët kanë fituar të gjitha katër ndeshjet dhe me pikë maksimale, tetë, shpallen kampionë.Të shtunën në ditën e fundit të kampionatit në Prishtinë, Britania e Madhe fitoi ndaj Andorrës me rezultat 35:18. Kështu e siguroi titullin e […]

Fitore e thellë e Kosovës U20 ndaj Maltës

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll e ka shënuar edhe një fitore në IHF Trophy për zonën evropiane. Të premten mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Kosova U20 fitoi ndaj Maltës me rezultatin 44:28. Cilësia ishte dukshëm në anën e hendbollistëve kosovarë që në fund shënuan fitore të thellë. Për Kosovën U20 është fitorja […]

Kosova U18 shënon fitore ndaj Britanisë së Madhe

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka shënuar fitoren e dytë në IHF Trophy për zonën evropiane. Të premten pasdite në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Kosova U18 fitoi ndaj Britanisë së Madhe me rezultat 17:15. Ndeshja ishte e fortë, sidomos në mbrojtje, ndërsa këtë e dëshmon edhe numri i golave të shënuar. Olsi […]

Kombëtarja i kthehet ndeshjes me Slloveninë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është kthyer të enjten nga Podgorica. Në mbrëmje lojtarët e Kombëtares A përkrahën nga afër lojtarët e Kombëtares U20 që shënuan fitore në kuadër të IHF Trophy. Të premten Kombëtarja jonë fillon përgatitjet për ndeshjen e së dielës me Slloveninë. Sllovenia të enjten luajti ndeshjen e parë në kualifikimet për […]

Fitorja e parë për Kosovën U20

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll e ka shënuar fitoren e parë në IHF Trophy për zonën evropiane. Të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Kosova U20 fitoi ndaj Andorrës me rezultatin 26:20. Portieri Emre Karabeg ka inspiruar fitoren e Kosovës, duke bërë shumë pritje në pjesën e dytë. Në ndeshjen tjetër të […]