Përfundon Kampionati Mesdhetar për Kosovën U16

Hendbollistet e Kombëtares U16 të Kosovës e kanë përfunduar të premten paraqitjen në Kampionatin Mesdhetar në Podgoricë të Malit të Zi.Ishte një kampionat me konkurrencë të jashtëzakonshme dhe me orar të ngjeshur. Ndonëse pa fitore, vajzat tona kanë fituar përvojë shumë të rëndësishme për të ardhmen. Po ashtu kanë kuptuar që për të arritur në […]

Ndaj Kaledonisë së Re për vend në Botërorin e të rejave

Pas fitoreve ndaj Uzbekistanit dhe Guatemalës, Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (vajzat) të shtunën luan ndeshje vendimtare për kualifikimin në Kampionatin Botëror që mbahet në Kinë në muajin gusht.Përballë vajzave tona në gjysmëfinale të IHF Trophy Intercontinental do të jetë Kombëtarja e Kaledonisë së Re. Ndeshja zhvillohet në Tashkent të Uzbekistanit, të shtunën prej […]

Fitoren bindëse e Kosovës U18, nesër synohet bileta e Botërorit

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka fituar bindshëm në ndeshjen e dytë në IHF Trophy Intercontinental.Të premten në mëngjes në Tashkent të Uzbekistanit, vajzat tona fituan ndaj Guatemalës me rezultat 31:12. Cilësia ishte plotësisht në anën tonë dhe rezultati e dëshmon këtë.Si fituese e grupit, Kosova U18 avancon në gjysmëfinale. Të shtunën përballemi me […]

Kosova U20 në grup me Finlandën dhe Bullgarinë

Të enjten është hedhur shorti edhe për Kampionatin Evropian U20 të Divizionit B për hendbollistë. Ky Evropian mbahet në Prishtinë prej 13 deri më 21 korrik.Do të jenë plot 12 Kombëtare të ndara në katër grupe.Kombëtarja U20 e Kosovës është në grupin A së bashku me Finlandën e Bullgarinë.Grupi B e përbëjnë Luksemburgu, Turqia e […]

Kosova U18 në grup me Bullgarinë, Belgjikën dhe Azerbajxhanin

Të enjten është hedhur shorti për Kampionatet Evropiane të grupmoshave të reja për hendbollistë, që mbahen në verë.Në Prishtinë prej 12 deri më 18 gusht mbahet njëri prej dy Kampionateve Evropiane të Divizionit B për grupmoshën U18. Shorti përcaktoi që Kosova U18 të jetë në grupin A së bashku me Bullgarinë, Belgjikën e Azerbajxhanin.Në grupin […]

Kosova U18 bën hapin e madh drejt Kampionatit Botëror

Me paraqitje dhe fitore bindëse Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka nisur paraqitjen në IHF Trophy Intercontinental, që është garë kualifikuese për Kampionatin Botëror.Të enjten në Tashkent të Uzbekistanit, Kombëtarja jonë u përball me nikoqirin, Uzbekistanin dhe fitoi me rezultat 27:21.Dallimi në cilësi u vërejt që në pjesën e parë, të cilën […]

Kosova U16 mposhtet nga Sllovakia, nesër dy ndeshje

Hendbollistet e Kosovës U16 po vazhdojnë me ndeshje në Kampionatin Mesdhetar në Podgoricë. Të mërkurën, Kombëtarja jonë luajti me Sllovakinë, ndërsa pësoi me rezultat të thellë, 27:7. Sërish vajzat tona nuk shfaqën shumë, përkundër angazhimit. Por ato kanë kuptuar edhe një herë që i pret punë e madhe për të arritur në nivel serioz ndërkombëtar. […]

Të mërkurën fillon IHF Trophy Intercontinental, merr pjesë edhe Kosova U18

Në Tashkent të Uzbekistanit, të mërkurën fillon kampionati IHF Trophy Intercontinental. Kampionati zhvillohet për hendbolliste, për grupmoshën U20 dhe U18.Kombëtarja e Kosovës paraqitet në grupmoshën U18, ndërsa e kërkon suksesin. Kombëtarja jonë është në grupin B së bashku me Uzbekistanin dhe Guatemalën.Të mërkurën prej orës 8:00 është ndeshja Uzbekistani – Guatemala. Vajzat tona e kanë […]

Kombëtarja U16 i luajti dy ndeshjet e radhës në Kampionatin Mesdhetar

Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll (vajzat) i ka luajtur të martën dy ndeshjet e radhës në Kampionatin Mesdhetar që po mbahet në Podgoricë.Paradite vajzat tona u mposhtën nga Spanja me rezultat 29:7. Ishte një ndeshje ku Kosova shfaqi pak ndaj spanjolleve, që janë favorite në Mesdhetar.Në mbrëmje, Kosova U16 luajti me Turqinë, ndërsa pësoi […]

Kosova U16 pëson nga Mali i Zi

Hendbollistet e Kombëtares U16 të Kosovës të hënën mbrëma e kanë luajtur edhe ndeshjen e dytë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar që po mbahet në Podgoricë. Hendbollistet tona kanë luajtur ndaj nikoqirit, Malit të Zi. Ka pasur përmirësim në krahasim me ndeshjen e parë, por megjithatë Mali i Zi shfaqi më shumë dhe fitoi me […]