Selektori Shabani pret paraqitje të dinjitetshme në Evropianin U19

Selektori i ekipeve kombëtare të Kosovës në hendboll (femrat), Agron Shabani, është i kënaqur me punën që është bërë nga hendbollistet në Raiffeisen Kampin e mbajtur në Gjakovë e poashtu me përgatitjet që po bënë Kombëtarja U19. Kombëtarja U19 e hendbollisteve po përgatitet në Gjakovë për Kampionatin Evropian, Divizioni B, që mbahet në Lituani. Kosova […]

Java e fundit e përgatitjeve për Botëror

Juniorët e Kombëtares së Kosovës po vazhdojnë punën intenzive para paraqitjes historike në kampionatin botëror që zhvillohet në Spanjë nga 16 deri më 28 korrik. Është java e fundit e përgatitjeve, ndërsa trajneri, Fatmir Muhaxheri dhe ndihmësi i tij, Benon Brahushi, janë të kënaqur me angazhimin e djemve tanë. Botërori është ngjarje kulmore, por ka […]

Shtete të shumta mbesin prapa Kosovës në ranglistën e EHF-së

Federata Evropian e Hendbollit ka ndryshuar sistemin e garave evropiane për klube, ndërsa ndryshimet hyjnë në fuqi pas një viti, prej edicionit 2020\2021. Në kuadër të këtyre ndryshimeve, EHF-ja të premten publikoi rangimin e vendeve që është i vlefshëm për edicionin e ardhshëm, pra edicionin 2020\21. Rangimi është i bazuar në sukseset e klubeve në […]

Kombëtarja U19 në Lituani, ndërsa U17 në Itali

Në kuadër të “Raiffeisen Kampi Veror 2019”, përgatitjet i fillojnë Kombëtaret U19 dhe U17 të hendbollisteve. Të dy ekipet tona kombëtare i presin sfida të rëndësishme këtë verë. Kështu Kombëtarja U19 paraqitet në kampionatin evropian, divizioni B, që mbahet në Lituani Kampionati mbahet prej 15 deri më 21 korrik. Kosova është pjesë e grupit A […]

Atmosferë shumë e mirë te Kombëtarja U21

Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll po vazhdon përgatitjet për kampionatin botëror të muajit të ardhshëm. Ushtrimet po zhvillohen në Banjë të Pejës, ndërsa atmosfera është shumë e mirë. Të hënën, djemtë dhe shtabi teknik shfrytëzuan pushimin mes stërvitjeve për t’u relaksuar në qytetin e bukur të Istogut. Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport i […]

Kosova pjesë e ngjarjes me histori të lavdishme

Kosova është një prej vetëm 74 ekipeve kombëtare që deri më tani kanë garuar në kampionatet botërore të juniorëve në hendboll, apo që do të garojnë muajin tjetët në Spanjë. Me suksesin e jashtëzakonshëm për sportin kosovar, Kombëtarja jonë kështu i është bashkuar një grupi elitar të ekipeve kombëtare. Disa prej këtyre 74 shteteve më […]

Publikohet lista e Kombëtares U21, grumbullimi të martën

Shtabi teknik i Kombëtares së Kosovës në hendboll të hënën ka publikuar listën e Kombëtares U21, që gjatë muajit korrik do të paraqitet në kampionatin botëror të juniorëve që mbahet në Spanjë. Janë ftuar 18 hendbollistë, ndërsa shumica janë të klubeve kosovare. Bëhet fjalë për lojtarë të një gjenerate të suksesshme, që ka fituar garën […]

Kombëtarja në Gjermani, e gatshme për ndeshje

Në foto shihen hendbollistët e Kombëtares së Kosovës bashkë me trajnerët e tyre.

Të shtunën pasdite Kombëtarja e Kosovës në hendboll është vendosur në Nurnberg të Gjermanisë ku të dielen nga ora 18:00 luhet ndeshja Gjermania – Kosova. Është kjo ndeshja e fundit e kualifikimeve për Euro 2020. Kombëtares tonë i duhet fitorja për të shpresuar në kualifikim. Gjermania është superfuqi dhe Kombëtarja më cilësore në kualifikime. Por […]

Kombëtarja në sekondën e fundit mbetet pa fitore ndaj Polonisë

Një paraqitje të jashtëzakonshme ka pasur Kombëtarja e Kosovës në hendboll. Të mërkurën para rreth 1400 shikuesve në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet është përballur me Poloninë, superfuqinë botërore të hendbollit, kurse ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë, 23:23. Kombëtarja jonë ishte shumë pranë fitores, por polakët ia dolën që të barazojnë […]

Kombëtarja premton të jap më të mirën ndaj Polonisë

Të martën Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka zhvilluar përgatitjet e fundit për ndeshjen e rëndësishme me Poloninë. Kosova takohet me Poloninë nesër (e mërkurë) në ora 20.00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Për Kombëtaren tonë është ndeshja e parafundit e fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2020”. Djelmoshat e Taip Ramadanit […]