Nuk jep fitues ndeshja dramatike mes Gjermanisë e Francës

Kampioni i botës, Franca ka shënuar gol në sekondën e fundit për të siguruar një barazim të madh në ndeshjen dramatike ndaj Gjermanisë. Ndeshja Gjermania – Franca përfundoi me rezultat 25:25, ndërsa ishte prej ndeshjeve më të mira të deritashme në botërorin për hendbollistë që po mbahet në Gjermani e Danimarkë. E përkrahur nga 13.500 […]

Gjermania ndalet në barazim nga Rusia

Një ndeshje interesante kanë ofruar Rusia e Gjermania, të hënën në ditën e pestë të kampionatit botëror për hendbollistë që po mbahet në Gjermani e Danimarkë. Ndeshja që u luajt para 13.500 shikuesve në Berlin përfundoi me rezultatin e barabartëm 22:22. Rusia ka fituar një pikë të madhe falë paraqitjes brilante të Timur Dibirovit që […]

Favoritët nuk lejojnë befasi

Spanja ka fituar bindshëm ndaj Islandës në ndeshjen kryesore të ditës në kampionatin botëror për hendbollistë. Të dielen janë luajtur ndeshjet e dyta në grupet B e D të botërorit të 26-të që po zhvillohet në Gjermani e Danimarkë. Kështu në grupin B, Spanja fitoi ndaj Islandës me rezultat 32:25. Pas pjesës së parë rezultati […]

Fitore e thellë për kampionin aktual

Kampioni aktual i botës, Franca, ka shënuar fitore të thellë të shtunën në ditën e tretë të botërorit për hendbollistë që po mbahet në Gjermani e Danimarkë. Në Berlin para 13.500 shikuesve, Franca e shkeli Serbinë duke e mposhtur me rezultat 32:21. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:12 për francezët, por në të dytën […]

Nikoqirët fitojnë ndeshjet e para të botërorit

Kombëtaret nikoqire i kanë fituar dy ndeshjet e para të kampionatit botëror në hendboll (meshkujt). Botërori i 26-të për hendbollistë zhvillohet në Gjermani e Danimarkë, ndërsa ka nisur të enjten. Ashtu si pritej, Gjermania e Danimarka i kanë fituar bindshëm ndeshjet e para.Në takimin hapës të kampionatit botëror, Gjermania fitojë ndaj ekipit të unifikuar të […]

Kundërshtari i fundit i Kosovës e hap botërorin e hendbollit

Hendbollistët që më 28 tetor u paraqitën para publikut kosovar në Prishtinë, do të luajnë ndeshjen e parë të kampionatit të 26-të botëror në hendboll për meshkuj. Kampionati botëror zhvillohet në Gjermani e Danimarkë prej 10 deri më 27 janar kurse në të paraqiten 24 ekipe kombëtare nga pesë konfederata të ndryshme. Është hera e […]

Besard Hakaj afër kombëtares së Kosovës

Me shumë gjasa Besard Hakaj shumë shpejtë do të vesh fanellën e kombëtares së Kosovës në hendboll. Ka kohë që drejtuesit e Federatës tonë kanë tentuar të angazhojnë këtë lojtar në kombëtaren e Kosovës, por kjo ka mundësi të ndodhë shumë shpejtë. Gjiganti Hakaj është me prejardhje nga Malësia e Plavës dhe Gucisë, ndërsa vite […]

Kosova mëson kundërshtarët e fazës interkontinentale

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) ka njoftuar për ekipet kombëtare që do ta paraqiten në garën e rëndësishme IHF Trophy, në fazën interkontinentale të saj. Kombëtaret U20 dhe U18 të Kosovës i kanë zënë vendet e para në IHF Trophy për Evropë, gara që janë mbajtur javë më parë në Prishtinë. Hendbollistët deri 18 vjet […]

Përfundojnë kualifikimet për kombëtaren e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) të dielen ka përfunduar paraqitjen në kualifikimet për kampionatin botëror të vitit 2019. Kosova garoi në grupin e parë të fazës së parë të kualifikimeve evropiane. Ndeshjet e këtij grupi janë luajtur prej të premtes deri të dielen në Shala të Sllovakisë. Sllovakia i fitoi tri ndeshjet dhe doli […]

Kombëtarja humb ndeshjen me Ukrainën

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) e ka zhvilluar të shtunën ndeshjen e dytë kualifikuese për kampionatin botëror të vitit 2019. Në kuadër të grupit të parë të fazës së parë kualifikuese, në Shala të Sllovakisë, hendbollistet e kombëtares tonë u përballën me Ukrainën, ndërsa pësuan humbje me rezultat 44:19. Të premten, Kosova pësoi nga […]