Kosova U18 bën hapin e madh drejt Kampionatit Botëror

Me paraqitje dhe fitore bindëse Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka nisur paraqitjen në IHF Trophy Intercontinental, që është garë kualifikuese për Kampionatin Botëror.Të enjten në Tashkent të Uzbekistanit, Kombëtarja jonë u përball me nikoqirin, Uzbekistanin dhe fitoi me rezultat 27:21.Dallimi në cilësi u vërejt që në pjesën e parë, të cilën […]

Kosova U16 mposhtet nga Sllovakia, nesër dy ndeshje

Hendbollistet e Kosovës U16 po vazhdojnë me ndeshje në Kampionatin Mesdhetar në Podgoricë. Të mërkurën, Kombëtarja jonë luajti me Sllovakinë, ndërsa pësoi me rezultat të thellë, 27:7. Sërish vajzat tona nuk shfaqën shumë, përkundër angazhimit. Por ato kanë kuptuar edhe një herë që i pret punë e madhe për të arritur në nivel serioz ndërkombëtar. […]

Të mërkurën fillon IHF Trophy Intercontinental, merr pjesë edhe Kosova U18

Në Tashkent të Uzbekistanit, të mërkurën fillon kampionati IHF Trophy Intercontinental. Kampionati zhvillohet për hendbolliste, për grupmoshën U20 dhe U18.Kombëtarja e Kosovës paraqitet në grupmoshën U18, ndërsa e kërkon suksesin. Kombëtarja jonë është në grupin B së bashku me Uzbekistanin dhe Guatemalën.Të mërkurën prej orës 8:00 është ndeshja Uzbekistani – Guatemala. Vajzat tona e kanë […]

Kombëtarja U16 i luajti dy ndeshjet e radhës në Kampionatin Mesdhetar

Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll (vajzat) i ka luajtur të martën dy ndeshjet e radhës në Kampionatin Mesdhetar që po mbahet në Podgoricë.Paradite vajzat tona u mposhtën nga Spanja me rezultat 29:7. Ishte një ndeshje ku Kosova shfaqi pak ndaj spanjolleve, që janë favorite në Mesdhetar.Në mbrëmje, Kosova U16 luajti me Turqinë, ndërsa pësoi […]

Kosova U16 pëson nga Mali i Zi

Hendbollistet e Kombëtares U16 të Kosovës të hënën mbrëma e kanë luajtur edhe ndeshjen e dytë në kuadër të Kampionatit Mesdhetar që po mbahet në Podgoricë. Hendbollistet tona kanë luajtur ndaj nikoqirit, Malit të Zi. Ka pasur përmirësim në krahasim me ndeshjen e parë, por megjithatë Mali i Zi shfaqi më shumë dhe fitoi me […]

Kombëtarja U16 e luajti ndeshjen e parë në Kampionatin Mesdhetar

Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të hënën ndeshjen e parë në Kampionatin Mesdhetar në Podgoricë. Me gjithë dëshirën e madhe dhe angazhimin, vajzat tona nuk u bënë ballë moshatareve nga Kroacia. Pësuan me rezultatin 36:11. Vetëm në momente Kombëtarja jonë ka shfaqur elemente pozitive. Menjëherë të hënën mbrëma është ndeshja e […]

Ferati optimist para udhëtimit në Uzbekistan

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (vajzat) sonte udhëton për në Tashkent të Uzbekistanit. Në Uzbekistan, Kombëtarja jonë do të paraqitet në IHF Trophy Intercontinental që mbahet prej 28 shkurtit deri më 3 mars. Finalistët kualifikohen në Kampionatin Botëror që mbahet në verë.Kombëtarja U18 është grumbulluar më 21 shkurt, ndërsa gjatë fazës përgatitore i ka […]

Kombëtarja U16 në Podgoricë, të hënën dy ndeshjet e para në Kampionatin Mesdhetar

Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll (vajzat) të dielën ka udhëtuar për në Podgoricë të Malit të Zi. Pas fazës përgatitore të zhvilluar në Kosovë, hendbollistet e reja të hënën fillojnë garimin në Kampionatin Mesdhetar.Mesdhetari është ngjarje shumë cilësore, ndërsa vajzat tona i presin ndeshje vërtetë sfiduese.Pos Kosovës e Malit të Zi marrin pjesë edhe […]

Kombëtarja U18 vazhdon punën, synohet Botërori

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (vajzat) po vazhdon përgatitjet për Kampionatin IHF Trophy Intercontinental që prej 28 shkurtit deri më 3 mars mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.Nën udhëheqjen e kryetrajnerit Mitat Ferati, vajzat po punojnë me seriozitet dhe përkushtim maksimal që në IHF Trophy të jenë në nivelin më të lartë.Shtabi teknik është i […]

Kombëtarja U16 vazhdon përgatitjet për Kampionatin Mesdhetar

Hendbollistet e Kombëtares U16 po i vazhdojnë përgatitjet për Kampionatin Mesdhetar që mbahet prej 26 shkurtit deri më 3 mars në Podgoricë të Malit të Zi. Stërvitjet e Kombëtares sonë po mbahen në Obiliq, ndërsa lojtaret e reja po punojnë nën urdhrat e kryetrajneres Valbona Hasani dhe trajnereve Fatmire Basholli e Mimoza Sefedini. Me çdo […]