Fitore e rëndësishme për Marigona Hajdarin në elitën daneze

Reprezentuesja jonë, Marigona Hajdari, ka pasur ndeshje shumë të mirë me skuadrën daneze, Silkeborg-Voel.Silkeborgu fitoi 35:30 ndaj Sonderjyskes dhe Marigona ishte prej më të mirave. Ajo shënoi tri gola nga tri tentime, ndërsa i kishte edhe dy asistime. Është shquar edhe me organizim të ndeshjes, si zakonisht.Në tjetër ndeshje të elitës daneze janë përballur kapitenia […]

Kombëtarja e Kosovës në fazën kryesore kualifikuese për Euro 2026

Ashtu si pritej, Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Britanisë së Madhe. Të shtunën në Derby të Anglisë, Kombëtarja jonë fitoi me rezultat 29:23.Kështu Kosova e kalon raundin promovues të kualifikimeve për Euro 2026 dhe do të paraqitet në kualifikimet e rregullta.Kosova ishte në epërsi nga fillimi e […]

Kombëtarja bëri hapin e rëndësishëm drejt fazës tjetër

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka arsyetuar rolin e favorites dhe ka fituar ndaj Britanisë së Madhe me rezultatin 30:22. Ndeshja u zhvillua të mërkurën mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë para një numri të konsiderueshëm shikuesish. Në tribuna ishin edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina […]

Kombëtarja është gati për ndeshjen me Britaninë e Madhe

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është plotësisht e gatshme për ndeshjen e parë me Britaninë e Madhe.Kosova dhe Britania e Madhe përballen të mërkurën prej orës 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Është kjo ndeshja e parë e raundit promovues të kualifikimeve për Euro 2026. Ndeshja e dytë është të shtunën në […]

Kombëtarja në vlugun e punës për ndeshjet me Britaninë e Madhe

Atmosferë e shkëlqyer ishte te Kombëtarja A e Kosovës në hendboll në stërvitjen e radhës, të mbajtur të hënën mbrëma. Nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi, djemtë tanë kanë punuar me përkushtim e seriozitet maksimal.Është punuar në elemente të ndryshme, kryesisht taktike, dhe niveli sa shkon e rritet. Grupi tashmë është thuajse i kompletuar, ndërsa […]

Kombëtarja U18 përfundon kualifikimet për Evropian

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka përfunduar kualifikimet për Kampionat Evropian. Kombëtarja jonë ndeshjen e fundit e luajti të dielën në Shkup. U mposht nga Maqedonia e Veriut me rezultat 33:24.Djemtë tanë nisën mirë ndeshjen dhe ishin në epërsi deri në minutën e 14-të. Pasoi një periudhë jo e mirë për Kombëtaren tonë dhe […]

Fitore e rëndësishme ndaj Emirateve Arabe

Kombëtarja e Kosovës e luajti ndeshjen e dytë përgatitore me Emiratet e Bashkuara Arabe.Në Shkup, të shtunën, u zhvillua ndeshje e fortë, ndërsa dy Kombëtaret dhanë më të mirën.Kombëtarja jonë ishte në epërsi gjatë tërë kohës, ndërsa loja jonë ishte shumë më e rrjedhshme se ajo e së premtes. Sërish Kombëtarja jonë u paraqit pa […]

Kombëtarja U18 mposhtet nga Sllovakia

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka luajtur të shtunën ndeshjen e dytë në kualifikimet për Evropian.Në Shkup, Kombëtarja jonë pësoi nga Sllovakia me rezultat 33:22. Ndeshja nisi keq për djemtë tanë. Më pas kishte përmirësim, por jo të mjaftueshëm.Të dielën prej orës 15:00 është ndeshja e fundit në kualifikime, ndaj Maqedonisë së Veriut.

Test i rëndësishëm i Kombëtares A

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll kishte një test të rëndësishëm të premten mbrëma në Shkup.Të përzgjedhurit e selektorit Bujar Qerimi luajtën ndeshje stërvitore me Emiratet e Bashkuara Arabe, që fituan në fund me rezultat 26:23. Ndeshja ishte thuajse e barabartë, ndërsa dy selektorët e shfrytëzuan për të provuar skema të ndryshme taktike.Qerimi në dispozicion […]

Kosova U18 mposhtet nga Zvicra në ndeshjen e parë kualifikuese

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të premten ndeshjen e parë kualifikuese për Evropianin e këtij viti.Në Shkup, Kombëtarja jonë e 18-vjeçarëve u mposht nga Zvicra me rezultat 33:19.Përkundër angazhimit, djemtë tanë nuk shfaqën mjaftueshëm sa për të shmangur humbjen nga zviceranët e rinj.Ka pasur elemente të mira në ndeshje, por edhe […]