Fitore Aliu i shënon gjashtë gola ndaj skuadrës së Bundesligës gjermane
Hendbollistja e Kombëtares së Kosovës, Fitore Aliu, zhvilloi ndeshje të madhe në fundjavë. Me skuadrën gjermane Kappelwindeck/Steinb, Fitorja u përball me ekipin e Bundesligës, Metzingen, në kuadër të rrethit të parë të Kupës së Gjermanisë.Metzingeni fitoi me rezultat 43:19, por Fitore Aliu u shqua me gjashtë gola, duke dëshmuar se është e gatshme për një […]
Fillim i mbarë për motrat Hajdari
Motrat Marigona e Arlinda Hajdari e kanë nisur mbarë edicionin e ri në Superligën e Danimarkës.Marigona me skuadrën e re, Silkeborg ka fituar ndaj ish-skuadrës, Ringkobing me rezultat 36:26. Marigona shënoi një gol dhe kishte një asistim. Ajo gjatë verës kaloi nga Ringkobingu te Silkeborgu. Leonora Demaj shënoi një gol për Ringkobingun. Kishte një asistim […]
U mbajt mbledhja e Komisionit për Regjistrim
Komisioni për Regjistrim i Federatës së Hendbollit të Kosovës, që për kryetar e ka Faruk Mujkën, ka mbajtur mbledhjen e radhës. Ky komision ka shqyrtuar kërkesat e bëra gjatë afatit të rregullt kalimtar të verës. Janë aprovuar shumica e kërkesave të bëra për ndryshim të skuadrës.Ndërkohë për lojtarët dhe klubet që nuk i kanë plotësuar […]
Përfaqësuesit e FHK-së takohen me kryeshefen e Pallatit të Rinisë
Përfaqësuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, sekretari i përgjithshëm Izet Gjinovci dhe anëtari i bordit, Edi Kolgeci, të premten u pritën në takim nga kryeshefja e Pallatit të Rinisë, Mrika Gashi Macula.Në takim u diskutua lidhur me aktivitetet e radhës që FHK-ja dhe klubet e hendbollit i zhvillojnë në Pallatin e Rinisë në kryeqytet.Drejtuesit […]
Më 16/17 shtator fillon kampionati i ri
Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Nën udhëheqjen e presidentit Eugen Saraçini, bordi diskutoi dhe vendosi për çështje të rëndësishme në prag të edicionit të ri garues. Është vendosur që Superliga e hendbollistëve në edicionin 2023/2024 të ketë tetë skuadra. Drita e Gjilanit dhe Llapi kanë hequr […]
Gzim Salihi kalon te skuadra Amo
Hendbollisti kosovar, Gzim Salihi, ka ndryshuar skuadrën. Nga IK Savehof ku ishte për kohë të gjatë, 25-vjeçari ka kaluar te skuadra tjetër suedeze, Amo. Amo garon në elitën e Suedisë, ndërsa pritjet prej Salihit janë të mëdha. Salihi ishte te Savehofi prej moshës 15-vjeçare, ndërsa me këtë skuadër ka fituar disa tituj të Suedisë. Ai […]
Ambasadori Vrenezi viziton Kombëtaren U17
Ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi, ka vizituar sot Kombëtaren U17 të Kosovës në hendboll (vajzat). Ambasadori Venezi përcolli nga afër ndeshjen interesante me Finlandën që përfundoi me barazim. Ai ka uruar vajzat për paraqitjen, ndërsa u ka dëshiruar sukses në ndeshjet e ardhshme. Ambasadori Vrenezi ka takuar edhe drejtuesit e Kombëtares, duke u […]
Tjetër vlerësim i Federatës Ndërkombëtare për FHK-në, në Istog mbahet “IHF Trophy”
Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) vazhdon të vlerësojë shumë lartë Federatën e Hendbollit të Kosovës.Në vazhdën e thellimit të bashkëpunimit, IHF-ja ia ka besuar federatës sonë organizimin e garës së rëndësishme, IHF Trophy, në konkurrencën e hendbollisteve.IHF Trophy për zonën evropiane do të organizohet për grupmoshën U17 dhe U19. Pos Kosovës pritet të marrin pjesë […]
Vdiq Haqif Mulliqi, FHK-ja i shpreh ngushëllime familjes së nderuar Mulliqi
Të martën ka ndërruar jetë Haqif Mulliqi, një personalitet i rrallë që ka lënë gjurmë në shumë fusha.Pos si profesor e dramaturg, i ndjeri Mulliqi është shquar edhe si hendbollist. Ai ishte lojtar i dalluar në skuadrën e Prishtinës, ndërsa më pas edhe përkrahës i madh i e vazhdueshëm i gjithë hendbollit kosovar.Me vdekjen e […]
Elisa Mulaj bën hapin e madh në karrierë, i bashkohet ekipit të parë të Akerit
Reprezentuesja e Kosovës në hendboll, Elisa Mulaj, ka bërë hap shumë të rëndësishëm në karrierë. Ajo në edicionin e ri do të luaj për Akerin në elitën e Norvegjisë. Norvegjia ka njërin prej kampionateve më cilësorë në botë, ndërsa pjesë e tij tashmë do të jetë edhe Elisa.Aloja 20-vjeçare është promovuar nga ekipi i të […]