Të premten fillon Evropiani për hendbolliste

Të premten (nesër) fillon Kampionati Evropian për hendbolliste. Euro 2022 mbahet në vendet fqinje të Kosovës: Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi, si dhe në Slloveni.Evropiani mbahet deri më 20 nëntor, ndërsa marrin pjesë 16 ekipe kombëtare. Ndeshjet zhvillohen në katër qytete të ndryshme, Lubjanë, Celje, Podgoricë dhe Shkup.Në grupin A janë Norvegjia, Hungaria, […]

Dedaj kthehet, Kreuzlingeni shënon fitoren e parë

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Valon Dedaj, është kthyer pas mungesës prej disa javësh për shkak të lëndimit. Dedaj të dielën udhëhoqi Kreuzlingenin që shënoi fitoren e parë në Superligën e Zvicrës. Kreuzligeni fitoi 29:28 ndaj Bernit, ndërsa Dedaj shënoi 7 gola nga 11 tentime. Ndeshje të madhe kishte Haris Berisha, që bëri 15 pritje. […]

Hapje solemne e IHF Trophy

Të martën mbrëma është mbajtur ceremonia hapëse e IHF Trophy, kampionatit që po mbahet në Prishtinë. Kampionatin IHF Trophy e shpallën të hapur presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe përfaqësuesi i IHF-së, Martin Gjeding. IHF Trophy po mbahet për grupmoshën U18 dhe U20. Po marrin pjesë dhjetë ekipe […]

Ambasadorja Hoxha pret Gjinovcin dhe Qerimin

Ambasadorja e Kosovës në Mal të Zi, Ariana Zherka Hoxha, ka pritur të mërkurën sekretarin gjeneral të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci dhe selektorin e Kombëtares A, Bujar Qerimi. Ambasadorja Hoxha është interesuar për qëndrimin e Kombëtares së Kosovës në Podgoricë, ku sonte prej orës 18:00 luhet ndeshja me Malin e Zi.Sekretari gjeneral […]

Saraçini: Çdo gjë gati për kampionatin e rëndësishëm, IHF Trophy

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini ka thënë se çdo gjë është gati për kampionatin IHF Trophy për zonën evropiane, që javën tjetër mbahet në Prishtinë. Për të folur për këtë aktivitet me rëndësi dhe për ngjarjet tjera të këtij muaji, presidenti Saraçini të mërkurën ka mbajtur konferencë për shtyp në lokalet […]

IHF Trophy javën tjetër, presidenti Saraçini flet për mediat

Federata e Hendbollit e Kosovës po i bën përgatitjet e fundit për garën e rëndësishme IHF Trophy për zonën e Evropës, që javën tjetër mbahet në Prishtinë. Do të garojnë hendbollistët e grupmoshave U20 dhe U18 të Kombëtareve të ndryshme evropiane. Për përgatitjet që po bëhen për IHF Trophy, për synimet e Kosovës dhe për […]

U mbajt Kuvendi i Punës i FHK-së

Të premten është mbajtur Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Punës i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Kuvendi është mbajtur “online”, ndërsa morën pjesë shumica e delegatëve. Pika kryesore e punimeve të Kuvendit ishte harmonizimi dhe plotësimi i Statutit të FHK-së me udhëzimet administrative të MKRS-së për sportin. Kjo pikë është aprovuar nga kuvendarët. Është aprovuar edhe […]

Sot mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Punës

Sot prej orës 14:00 mbahet Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Punës i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Kuvendi mbahet “online”, ndërsa në rend të ditës janë ndryshimet statutore, të kërkuara nga MKRS-ja e që kanë të bëjnë me procesin e licencimit. FHK-ja ka bërë të gjitha përgatitjet për këtë kuvend të jashtëzakonshëm.

“Ujë Rugove”, uji i Kombëtareve të Kosovës dhe i IHF Trophy

Federata e Hendbollit e Kosovës dhe “Ujë Rugove” kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Kështu “Ujë Rugove” do të jetë uji i të gjitha Kombëtareve të Kosovës në hendboll dhe po ashtu i kampionatit IHF Trophy për Evropë që muajin tjetër mbahet në Prishtinë. Marrëveshjen në emër të FHK-së e ka nënshkruar Edi Kolgeci, anëtar i Bordit […]

FHK-ja prek nivele të reja, merr të drejtën e organizimit të Evropianit U19

Federata e Hendbollit e Kosovës vazhdon të ketë besimin maksimal të IHF-së dhe EHF-së. Pasi nga IHF-ja mori të drejtën e organizimit të IHF Trophy për hendbollistët U18 dhe U20, Federata e Hendbollit të Kosovës të shtunën mori të drejtën e organizimit të Kampionatit Evropian për hendbollistet deri 19 vjet. Ky Evropian do të mbahet […]