Luigj Quni vazhdon me Amicitia Zuerich, Arlinda Hajdari me Bjerringbro

Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Luigj Quni, ka vazhduar edhe për tri vjet kontratën me skuadrën e suksesshme zvicerane, Amicitia Zuerich.Pivoti Quni është kapiten i skuadrës, me të cilën ka fituar Kupën e Zvicrës në vitin 2022. Me kontratën e re, Quni do të jetë te skuadra nga Zuerichu deri në vitin 2027. Tek Amicitia […]

FHK-ja vazhdon partneritetin me Ujë Rugove

Federata e Hendbollit e Kosovës ka vazhduar partneritetin me Korporata Rugove, përkatësisht me Ujë Rugove. Pas bashkëpunimit shumë korrekt dhe të suksesshëm vitin e kaluar, FHK-ja dhe Ujë Rugove janë pajtuar për të vazhduar bashkëpunimin edhe gjatë vitit 2024.Marrëveshje është nënshkruar të mërkurën. Në emër të FHK-së marrëveshjen e re e ka nënshkruar Edi Kolgeci, […]

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit me MKRS-në

Sot në ambientet e Federatës së Hendbollit të Kosovës është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Në emër të MKRS-së memorandumin e ka nënshkruar zëvendësministrja Daulina Osmani, ndërsa presidenti Eugen Saraçini ka nënshkruar për FHK-në. Osmani e Saraçini kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin e deritashëm të FHK-së me MKRS-në, ndërsa janë […]

FHK-ja organizon dy Kampionate Evropiane, presidenti Saraçini e vlerëson sukses shumë të madh

Presidenti Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci janë kthyer me lajme shumë pozitive nga Kolni i Gjermanisë, ku ishin për pjesën finale të Kampionatit Evropian për hendbollistë. Gjatë qëndrimit në Gjermani, presidenti Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm, Gjinovci, janë njoftuar me të arriturën shumë të madhe që […]

Presidenti Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm Gjinovci në pjesën finale të Evropianit

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci, udhëtuan sot për në Koln të Gjermanisë, ku po përcjellin nga afër pjesën finale të Kampionatit Evropian për hendbollistë.Saraçini e Gjinovci në Koln qëndrojnë me ftesë të Federatës Evropiane të Hendbollit.I përcjellin nga afër ndeshjet gjysmëfinale, që po zhvillohen sonte, […]

Egzon Gjuka e Albina Rugova më të mirët e vitit 2023

Egzon Gjuka e Albina Rugova janë shpallur më të mirët e vitit 2023 në hendbollin kosovar. Ceremonia “Laureatët 2023” është mbajtur të hënën mbrëma në Hotel International Prishtina. Në praninë e drejtuesve sportivë, përfaqësuesve të MKRS-së dhe të KOK-ut, si dhe personaliteteve të shumta të hendbollit, fillimisht me një fjalë rasti është paraqitur presidenti i […]

Hendbolli, sporti numër dy në vend

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka publikuar të premten rezultatet e kategorizimit të federatave sportive.Federata e Hendbollit e Kosovës është federata e dytë sportive më e ranguar në vendin tonë. FHK-ja është menjëherë pas Federatës së Xhudos dhe para Federatës së Volejbollit.Janë vetëm tri federata sportive në kategorinë A. Federata jonë është kategorizuar e […]

Demaj, më e mira te Ringkobingu

Në mesjavë janë luajtur ndeshjet e para në elitën daneze pas pushimit prej një muaj e gjysmë. Ndeshje të mërkurën kishte kapitenia e Kombëtares së Kosovës, Leonora Demaj. Demaj shfaqi ndeshje të madhe te Ringkobingu që megjithatë pësoi 44:32 nga skuadra Ikast. Demaj i shënoi shtatë gola dhe u shpall lojtarja më e mirë e […]

Saraçini, Devaja, Buqinca e Salihu-Loshi dekorohen nga presidentja Vjosa Osmani

Katër personalitete të shquara të hendbollit kosovar janë dekoruar të premten mbrëma nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.Me Medalje Presidenciale të Meritave janë nderuar presidenti aktual i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, presidenti i nderit i FHK-së, Mexhit Devaja, doajeni i hendbollit, Beqir Buqinca dhe njëra prej pioniereve të hendbollit kosovar, Zijavere Salihu-Loshi.Presidenti […]

Më 22 janar shpallen më të mirët

Ceremonia “Laureatët e Vitit 2023” do të mbahet më 22 janar. Kështu ka vendosur Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës në mbledhjen e fundit.Nën udhëheqjen e presidentit Eugen Saraçini, Bordi mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit dhe mori edhe disa vendime tjera me rëndësi.Është vendosur që miniafati kalimtar i janarit të jetë i […]