FHK-ja falënderon partnerin KEP Trust

Udhëheqësit e institucionit mikrofinanciar KEP Trust, Shpend Nura dhe Hashim Sejdiu, kanë pritur të martën në takim sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci. Takimi ishte shumë konstruktiv dhe miqësor. Sekretari i përgjithshëm Gjinovci, ka falënderuar partnerin besnik KEP Trust për bashkëpunimin korrekt dhe mbështetjen e ofruar për zhvillimin e aktiviteteve […]

Marigona fiton përballjen e motrave Hajdari

Motrat Marigona e Arlinda Hajdari janë prej lojtareve kryesore të Kombëtares së Kosovës në hendboll. Dy lojtaret tona po paraqiten me sukses të plotë edhe në elitën e Danimarkës, njërën prej ligave më të forta në botë.Të mërkurën në mbrëmje, Marigona e Arlinda u përballen mes vete me skuadrat e tyre.Skuadra e Marigona Hajdarit, Silkeborg-Voel […]

Hapet zyrtarisht “IHF Trophy”

Është hapur zyrtarisht kampionati IHF Trophy për zonën evropiane për hendbollistet e grupmoshës U19 dhe U17. Ceremonia hapëse është mbajtur të mërkurën mbrëma në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, ku edhe po zhvillohen ndeshjet e kësaj ngjarjeje me rëndësi. Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini u ka dëshiruar mirëseardhje ekipeve pjesëmarrëse, duke u dëshiruar suksese sportive […]

FHK-në e viziton zëvendësministrja Daulina Osmani

Të hënën për vizitë pune në Federatën e Hendbollit të Kosovës ka qëndruar zëvendëministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani.Zv.ministrja Osmani është pritur nga presidenti Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci. Takimi ishte shumë konstruktiv, ndërsa është biseduar për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me aktivitetet e shumta të Federatës […]

Kapitenja Demaj shkëlqen me pesë gola në barazimin e Ringkobingut

Kapitenja e Kombëtares së Kosovës, Leonora Demaj ka shkëlqyer me pesë gola për skuadrën daneze, Ringkobing.Ringkobingu ishte duke udhëhequr gjithë ndeshjen ndaj Sonderjyskes, por në fund rezultati ishte 27:27. Në sekondën e fundit, Demaj kaloi bukur një kundërshtare dhe u faulua rëndë. Dukej si penallti dhe Ringkobingu është ankuar për vendimin që të jepet vetëm […]

Drejtuesit e FHK-së pritën në takim deputetë të Kuvendit të Kosovës

Anëtarët e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit të Kosovës, të martën janë pritur në takim në Federatën e Hendbollit të Kosovës.Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci kanë pritur deputetin Ardian Gola, kryetar i komisionit, deputeten Albena Reshitaj, nënkryetare e komisionit dhe anëtaret […]

Paraqitje pozitive të reprezentuesve tanë

Skuadra zvicerane, Kreuzlingen, barazoi 25:25 me favoritin, Kriensin. Ndeshja e së dielës i takoi Superligës zvcerane në hendboll.Në barazimin e rëndësishëm të Kreuzlingenit, vendimtar ishin hendbollistët e Kombëtares së Kosovës.Kapiteni Valon Dedaj i kishte gjashtë gola, sa edhe Drenit Tahirukaj. Bujar Ramosaj dha kontribut në mbrojtje kryesisht, ndërsa Haris Berisha i kishte 14 pritje.Luigj Quni […]

Superkupa e Kosovës në 21 Plus

Ndeshjet e Superkupës së Kosovës në hendboll do të transmetohen direkt në RTV 21 Plus. Prej orës 18:00, të shtunën, është ndeshja e hendbollisteve mes KHF Istogut dhe KHF Ferizajt. Kurse prej orës 20.00 takohen hendbollistët e Besa Famgas dhe ata të Trepçës. Ndeshjet luhen në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ndërsa atmosfera pritet të jetë […]

Drejtuesit e FHK-së morën pjesë në Kongresin e EHF-së

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini dhe sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci, sot morën pjesë në punimet e Kongresit të 16-të të rregullt të Federatës Evropiane të Hendbollit. Në rend të ditës kishte pika të shumta, duke përfshirë ndryshimin e disa neneve në Statut dhe ndryshimin e disa rregulloreve.Gjatë qëndrimit në Bazel […]