FHK-ja falënderon partnerin KEP Trust

Udhëheqësit e institucionit mikrofinanciar KEP Trust, Shpend Nura dhe Hashim Sejdiu, kanë pritur të martën në takim sekretarin e përgjithshëm të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci. Takimi ishte shumë konstruktiv dhe miqësor. Sekretari i përgjithshëm Gjinovci, ka falënderuar partnerin besnik KEP Trust për bashkëpunimin korrekt dhe mbështetjen e ofruar për zhvillimin e aktiviteteve vendore dhe ndërkombëtare.
KEP Trust me mbështetjen e tij ka kontribuuar në aktivitetet e ekipeve kombëtare të Kosovës e po ashtu në ngjarjet dhe aktivitetet e hendbollit të zhvilluara në vendin tonë, si për shembull Evropianin U19 për hendbolliste që u mbajt në Prishtinë gjatë muajit korrik.
Edhe drejtuesit e KEP Trust kanë vlerësuar bashkëpunimin shumë korrekt me Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe kanë uruar sekretarin e përgjithshëm Gjinovci për rezultatet e këtij viti.
FHK-ja dhe KEP Trust janë dakorduar për bashkëpunim të mëtejmë, bashkëpunim që deri më tani ishte shumë i suksesshëm.
Synohet që bashkëpunimi të intensifikohet dhe kjo do të kontribuojë në suksese të reja të FHK-së dhe partnerëve të saj.

Lajme tjera