Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Hendbollistet e reja vazhdojnë përgatitjet për Evropian

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (vajzat) tashmë është në fazën kryesore të përgatitjeve për Kampionatin Evropian të Divizionit B që prej 8 deri më 16 korrik mbahet në Prishtinë.
Kombëtarja është e grumbulluar në Gjakovë ndërsa po punon nën urdhrat e përzgjedhësit Agron Shabani, që po ndihmohet nga kryetrajneri Granit Sahiti dhe trajnerja Fatmire Basholli.

Shtabi teknik është i kënaqur me punën që po bëjnë lojtaret, ndërsa ato janë të vetëdijshme për peshën që kanë. Po mundohen ta shfrytëzojnë maksimalisht grumbullimin që në Evropian të paraqiten sa më denjësisht.

Në fundjavë, Kombëtarja U19 udhëton për në Bullgari ku i luan dy ndeshje kontrolluese me Kombëtaren U19 të Bullgarisë.

Ndeshja e parë është më 2 korrik nga ora 19:00, ndërsa ndeshja e dytë më 3 korrik nga ora 11:30. Më pas Kombëtarja zhvendoset në Prishtinë ku përgatitet deri në Evropian.
Ndeshjet me Bullgarinë zhvillohen në Slivnitsa, në afërsi të Sofjes.

Lajme tjera