Kombëtarja U19 luan ndeshjen e parë stërvitore me Bullgarinë

Sot në Gabrovo, Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (femrat) ka luajtur ndeshjen e parë stërvitore me Kombëtaren e Bullgarisë. Ndeshja i ka shërbyer shtabit teknik për ta parë formën e lojtareve dhe për ta përgatitur ekipin për Evropianin që të shtunën nis në Shkup. Ndeshja është mbyllur me rezultat 26:19 në të mirë të vendaseve, por vajzat tona kanë shfaqur vlera.

Natyrisht ka pasur edhe lëshime që shtabi teknik do të punoj në ditët e ardhshme për t’i përmirësuar.
Trajnerët ua kanë dhënë rastin të gjitha lojtareve, ndërsa janë dalluar portieret Selvije Mullakadrija dhe Venera Kafexholli.

Kombëtarja ishte e hendikepuar në mungesë të katër lojtareve. Tri prej tyre bashkohen me ekipin të mërkurën, ndërsa Donita Lajqi është lënduar gjatë stërvitjeve në Istog. Kanë ndikuar në rezultat edhe goditjet e shumta që përfunduan në shtyllë.

Në përgjithësi ishte një test i suksesshëm që i shërben shumë shtabit teknik. Nesër është ndeshja tjetër me bullgaret.

Lajme tjera