Kosova përfundon botërorin me fitore bindëse

Me fitore të lartë ka përmbyllur Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll paraqitjen në kampionatin botëror në Spanjë. Është kjo hera e parë që një ekip kombëtar i Kosovës në sportet ekipore ka arritur të kualifikohet në botëror.

Kombëtarja jonë të enjten në Pontevedra u takua me Australinë dhe fitoi me rezultat bindës, 38:20. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 21:9 për kombëtaren tonë. Dallimi në cilësi ishte shumë i madh dhe kështu djemtë tanë herët krijuan epërsi të lartë dhe arritën pa vështirësi te fitorja bindëse.

Ndeshja ishte për vend të 23-të që i takon kombëtares tonë. Kosova kishte siguruar biletën e fundit për botëror, ndërsa në Spanjë la përshtypje shumë të mirë në ndeshjen e parë me Kroacinë, ndaj të cilës ishte rival i barabartë. Grupi i Kosovës ishte shumë i fortë dhe kështu kalimi i tij me sukses ishte vështirë i arritshëm.

Pos me Kroacinë, kombëtarja jonë ka humbur edhe me Hungarinë, Portugalinë dhe Brazilin. Në fund barazoi me Bahrejnin për pikën e parë në botëror. Të mërkurën djemtë tanë nuk e kishin ditën dhe humbën nga Argjentina në ndeshjen e parë për plasman. Të enjten ndaj Australisë ishin bindës.

Për nga cilësia, Kosova qëndron më mirë se 4-5 kombëtare që do të renditen më lart se ne. Por mungesa e përvojës në këtë nivel dhe grupi i fortë kanë bërë të veten. Poashtu edhe sistemi i garës dhe paraqitja jo në nivelin e synuar në disa takime.

Gjithsesi botërori është përvojë me rëndësi për këta djemë e poashtu për hendbollin dhe sportin kosovar në përgjithësi. Të kujtojmë që në Spanjë jemi prezentuar me të gjitha simbolet. Himni shtetëror është intonuar para çdo ndeshje e poashtu flamuri shtetëror i Kosovës është i shfaqur në palestrat në Pontevedra dhe Vigo.

Ndaj Australisë lojtar i ndeshjes u shpall Albin Xhafolli.

Australia – Kosova 20:38 (9:21)

Kosova: Luzha, Gubetini 2, Dugolli, Abazi, Bajqinovci 1, Shabani 2, Avdulli 3, Tahirukaj 3, Mustafa 6, Beqiraj, Muqolli 3, Xhafolli 8, Basholli 6, Halili 2, Dalladaku 2.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re …

Dyshja prishtinase e gjyqtarëve të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë pasur angazhim evropian …

Me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi fillon gara në Superligën A të Kosovës në hendboll …

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e rizgjedhjes ne postin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re të Besa Famgas. Në …

Dyshja prishtinase e gjyqtarëve të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë pasur angazhim evropian të hënën. Xhema e …

Me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi fillon gara në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Në Superligën A …

Të dielën u luajtën katër ndeshje të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Llapi ka vazhduar me fitore në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të dielën në xhiron …

Besa Famgas e ka mbyllur me fitore bindëse fazën e parë të garave në Superligën e Kosovës në hendboll …