Luhet java e 20-të në Superligën B, një ndeshje të shtunën e një të dielën

Për shkak të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës, në fundjavë nuk ka ndeshje të Superligës A. Por në Superligën B të hendbollistëve luhet xhiroja e rregullt, përkatësisht xhiroja e 20-të.
Të shtunën nga ora 17:00 është ndeshja në mes të Prizrenit dhe Llapit, ndërsa të dielën nga ora 18:00 takohen Zhegra e Vushtrria. Është kjo xhiroja e dytë për Superligën B, pas përfundimit të pjesës së rregullt të garave.


Zhegra udhëheq me 17 pikë, tri më shumë se Vushtrria. Llapi është i treti me 12 pikë kurse Prizreni i katërti (fundit) me 3 pikë.


Në Ligën e Parë të hendbollistëve luhet xhiroja e 12-të. Vjosa – Samadrexha, Rahoveci – Drita, Dukagjini – Ulpiana, Lepenci – Deçani, KEK-u – Istogu janë ndeshjet e fundjavës.

Photo by: Shpend Ahmeti

Lajme tjera