Samadrexha e hendbollit bëhet me palestër

Zyrtare te ministrise se sportit, komunes se Vushtrrise dhe FHK's, me maska ne goje, dhe topa ne dore ne palester

Fshati i njohur për skuadrat e hendbollit, Samadrexha e Vushtrrisë, është bërë me palestër sportive. Dihet që Samadrexha ka dhënë shumë për hendbollin kosovar, për dekada të tëra, si në konkurrencë të meshkujve ashtu edhe të femrave.

Samadrexha vazhdon të ketë skuadrat simpatike në të dy konkurrencat dhe hapja e palestrës në këtë fshat sportiv vetëm sa do t’i jap hov zhvillimit të hendbollit.

Përurimi i palestrës në Samadrexhë është bërë të premten. Pos ministres për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi, morën pjesë edhe zëvendës ministriat Arbër Grabovci e Engelbert Zefaj, drejtori i Departamentit për Sport, Ibër Alaj, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, drejtuesit e FHK-së, Enis Idrizi (nënpresident) dhe Izet Gjinovci (sekretar i përgjithshëm) dhe shumë zyrtarë e të ftuar të tjerë.

Në një atmosferë impozante, të denjë për një fshat sportiv si Samadrexha, u zhvillua ceremonia e përurimit të palestrës. Nga një fjalim rasti e mbajtën edhe nënpresidenti i FHK-së, Idrizi dhe sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Gjinovci, që e vlerësuan këtë një ditë të shënuar për Samadrexhën, Vushtrrinë, por edhe për komunitetin sportiv në vend.

Për historikun e pasur të këtij mjedisi foli veterani i hendbollit, Ferat Basholli.
FHK-ja për të madhështuar ceremoninë dhuroi 20 topa të hendbollit për të pranishmit, që u hodhën te shikuesit nga Dumoshi, Tahiri dhe të tjerët.

Kështu komuniteti i hendbollit po bëhet edhe me një palestër në një vend që ka ofruar gjithnjë hendbollistë cilësorë. Është ky edhe një sukses i përbashkët, prej të cilit do të përfitojnë të gjithë. Do të përfitoj Kosova dhe të rinjtë e saj.
Urime për Samadrexhën dhe për gjithë komunën e Vushtrrisë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës do të mblidhen nesër (27 korrik) për Kampionatin Evropian, …

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave e ka përfunduar të dielën …

Hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës e kanë luajtur edhe një ndeshje në kuadër të …

Hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës kanë vazhduar me ndeshje në Evropianin e Divizionit B …

Të mërkurën në Ferizaj janë testuar hendbollistet kandidate për vend në Kombëtaren U17 të Kosovës. …

Me një paraqitje shumë të mirë në pjesën e dytë, Kombëtarja U19 e Kosovës në …

Të mërkurën më 14 korrik është grumbullimi i parë i hendbollisteve të Kombëtares U17 të …

Hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës e kanë humbur edhe ndeshjen e dytë në Evropianin …