Kombëtarja në sekondën e fundit mbetet pa fitore ndaj Polonisë
Një paraqitje të jashtëzakonshme ka pasur Kombëtarja e Kosovës në hendboll. Të mërkurën para rreth 1400 shikuesve në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet është përballur me Poloninë, superfuqinë botërore të hendbollit, kurse ndeshja ka përfunduar me rezultat të barabartë, 23:23. Kombëtarja jonë ishte shumë pranë fitores, por polakët ia dolën që të barazojnë […]
Saraçini: Një ditë e rëndësishme për Kosovën
Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini i ka bërë thirrje adhuruesve të hendbollit dhe sportit në përgjithësi, që të përkrahin sonte Kombëtaren e Kosovës në hendboll, në ndeshjen e rëndësishme ndaj Polonisë. Saraçini ka thënë se kjo ndeshje luhet në një moment të rëndësishëm. “Edhe një ditë e rëndësishme për Kosovën – […]
Kombëtarja premton të jap më të mirën ndaj Polonisë
Të martën Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka zhvilluar përgatitjet e fundit për ndeshjen e rëndësishme me Poloninë. Kosova takohet me Poloninë nesër (e mërkurë) në ora 20.00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Për Kombëtaren tonë është ndeshja e parafundit e fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2020”. Djelmoshat e Taip Ramadanit […]
Kapiteni Dedaj kërkon përkrahjen e shikuesve
Në fitoren historike të muajit prill ndaj Izraelit, kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Valon Dedaj ishte i pandalshëm duke shënuar plot 10 gola. Prej Dedajt lojë e mirë pritet edhe të mërkurën nga ora 20.00 kur Kosova luan ndeshje tjetër të rëndësishme me Poloninë. Kjo ndeshje luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. […]
Terziqi premton lojë të mirë dhe angazhim maksimal
Deniz Terziqi ishte më efikasi te Kombëtarja e Kosovës në ndeshjen e parë ndaj Polonisë të luajtur në tetor të vitit të kaluar si mysafir. Kosova e kishte humbur thellë atë ndeshje, por ka marrë mësimet e nevojshme prej saj. Me Gjermaninë ishte paraqitur dukshëm më mirë, ndërsa ndaj Izraelit në prill kombëtarja jonë arriti […]
Prishtina fiton titullin e kampionit te juniorët
Prishtina ka festuar të dielen titullin e kampionit të Kosovës në hendboll në grupmoshën e juniorëve. Prishtina në finale të FINAL4 fitoi ndaj skuadrës pejane Besa Famgas me rezultat 29:25. Pas pjesës së parë Prishtina kishte epërsi prej katër golave poashtu, 12:8. Prishtina të shtunën në gjysmëfinale të FINAL4, përkatësisht plejofit, e kishte mposhtur bindshëm […]
Ramadani: Vendin e përfaqësojmë me dinjitet dhe krenari
Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Taip Ramadani ka premtuar “luftë” deri në çastet e fundit në ndeshjet me Poloninë e Gjermaninë. Ramadani të premten ka publikuar emrat e lojtarëve të përzgjedhur për këto dy ndeshje të fundit të fazës së dytë të eliminatoreve për “Euro 2020”. Kështu kombëtarja e Kosovës ka ardhur në fund të […]
Në Prishtinë FINAL4 i Ligës së juniorëve
Në fundjavë do të mësohet kampioni i Kosovës në konkurrencën e juniorëve. Pas përfundimit të stinorit të rregullt ka mbetur të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale dhe poashtu ndeshjet për vend të tretë dhe për vend të parë. FINAL4 i ligës së juniorëve, përkatësisht plejofi, zhvillohet të shtunën e të dielen në Prishtinë. Gjysmëfinalja e parë vë […]
Ramadani publikon listën për dy ndeshjet e fundit
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Taip Ramadani ka publikuar listën me emrat e lojtarëve që do të paraqiten në dy ndeshjet e fundit të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2020”. Kombëtarja jonë më 12 qershor e pret Poloninë, në ndeshjen që zhvillohet nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në […]
Gjuka: Titulli i gjashtë rresht është sukses i madh
Egzon Gjuka ishte prej lojtarëve të dallur të Besa Famgasit që të dielen siguroi titullin e gjashtë rresht në Superligën e Kosovës në hendboll. Besa e mposhti Kastriotin në Ferizaj me rezultat 26:25 dhe kështu me dy fitore në finale të plejofit siguroi titullin e kampionit për këtë edicion. Pejanët kanë festuar fillimisht në Ferizaj […]