Istogu bindës, fitojnë edhe Prishtina e Shqiponja

Kampioni aktual Istogu, ka fituar bindshëm në javën e dytë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Të shtunën në Gjakovë, Istogu fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 46:28. Që në pjesën e parë istogaset krijuan epërsi bindëse prej 12 golave. E. Muratoviq me 10 gola ishte më efikasja te Istogu. Te Vëllaznimi me efikasitet u […]

Ferizaj fiton derbin e qytetit

Skuadra Ferizaj e ka fituar derbin e parë të qytetit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të premten mbrëma, Ferizaj fitoi ndaj Kastriotit me rezultat 33:25. Kjo ndeshje u luajt për javën e dytë të Superligës së hendbollisteve. Ferizaj për herë të parë po garon në Superligë dhe ka filluar me dy fitore. Fitore […]

Sot derbi i parë ferizajas në Superligën e hendbollisteve

Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) këtë edicion i është shtuar edhe një derbi lokal, që pritet vetëm ta bëjë më interesante e më madhështore garën në elitën tonë. Tashmë në Superligë janë dy skuadra nga qyteti i Ferizajt, që përballen të premten (sot) nga ora 18:30. Ferizaj e Kastrioti do të mundohen të shënojnë […]

Vushtrria bindëse në përballjen lokale

Hendbollistet e Vushtrrisë kanë fituar bindshëm përballjen lokale ndaj Samadrexhës. Në ndeshjen e luajtur të martën në Vushtrri, hendbollistet e trajnerit Arben Parduzi kanë fituar me rezultat 33:12 ndaj Samadrexhës. Me këtë ndeshje ka filluar java e dytë në Superligën e Kosovës për hendbolliste. Vushtrria ka ruajtur përbërjen nga kampionati i kaluar dhe ka pretendime […]

Istogu fillon me fitore mbrojtjen e titullit

KHF Istogu ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Istogu të shtunën në Vushtrri e mposhti Samadrexhën me rezultat 34:19. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:11 për istogaset. Ishte kjo ndeshja e fundit e xhiros së parë, që ishte shtyrë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të Istogut. […]

Fitore bindëse për Vushtrrinë e Prishtinën

Të shtunën janë luajtur katër ndeshje të javës së parë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Ashtu si pritej Vushtrria e Prishtina kanë shënuar fitore bindëse. Nënkampioni Vushtrria luajti si mysafir i Dritës në Gjilan dhe fitoi me rezultat 36:9. Vushtrria, që ka ruajtur përbërjen e edicionit të kaluar menjëherë ka vënë kandidaturë për […]

Nesër fillon Superliga e hendbollisteve, pritet kampionat interesant

Të shtunën (nesër) luhen takimet e javës së parë të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat), për edicionin 2019/2020. Pritjet dhe shpresat janë për një kampionat cilësor e interesant, ndërsa skuadrat kanë nisur me kohë përgatitjet. Pritet garë interesante për titull të kampionit, por edhe për pozitat tjera. Që në xhiron e parë janë disa […]

Vëllaznimi mbetet në Superligë

Hendbollistet e Vëllaznimit të Gjakovës edhe në edicionin e ardhshëm do të luajnë në Superligën e Kosovës. Vëllaznimi të shtunën në Drenas ka fituar ndeshjen e plejautit (play-out) ndaj skuadrës CLICK me rezultat 31:22. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:7 për gjakovaret.Vëllaznimin drejt fitores e udhëhoqi E. Radoniqi me 13 gola. Te CLICK-u u […]

Vushtrria mposht sërish Prishtinën, kalon në finale

Hendbollistet e Vushtrrisë do të luajnë në finale të plejofit të Superligës së Kosovës. Finalen ndaj Istogut, Vushtrria e siguroi të mërkurën me fitoren 24:22 ndaj Prishtinës, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Pas pjesës së parë rezultati ishte 12:11 për vushtrriaset. Ishte kjo fitorja e dytë e Vushtrrisë në gjysmëfinale, pas asaj të arritur […]

Istogu në finale të plejofit për herë të parë

Istogu e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Shqiponjës dhe për herë të parë do të luajë në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Të mërkurën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të luajtur në Gjakovë, Istogu fitoi ndaj Shqiponjës me rezultat 31:25 dhe kështu siguroi finalen. Ndeshjen e parë të […]