Në Deçan e Ferizaj ndeshje më interesante

Shqiponja e Gjakovës e ka përmbysur rezultatin në pjesën e dytë për ta fituar ndeshjen me Jusuf Gërvallën. Shqiponja të shtunën në Deçan fitoi me rezultat 27:24, ndonëse pas pjesës së parë skuadra vendase kishte epërsi prej 13:11.Argoneta Goqi udhëhoqi Shqiponjën me 12 gola. Arjeta Imeraj shënoi 8 gola për Jusuf Gërvallën.Në kuadër të javës […]

Skuadrat e kreut para fitoreve të reja

Të shtunën e të dielen luhen ndeshjet e javës së 15-të të Superligës së hendbollisteve. Skuadrat e kreut të tabelës llogarisin në pikë të reja.Lideri, Istogu, është mysafir i Ulpianës, të shtunën nga ora 12:30.Ndërkohë Prishtina e pret Vjosën dhe po ashtu nuk pritet të ketë telashe për fitore. Ndeshja Prishtina – Vjosa luhet nga […]

Fitore e vështirë e Vushtrrisë

Hendbollistet e Vushtrrisë e kanë fituar ndeshjen e xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës. Vushtrria të dielën mbrëma e mposhti Kastriotin e Ferizajt me dy gola dallim, 33:31. Pjesa e parë ishte kryesisht e barabartë, ndërsa përfundoi me 17:16 në të mirë të skuadrës vendase. Në pjesën e dytë është luajtur për secilin gol. […]

Fitore shumë e vështirë e Istogut në derbin dramatik me Ferizajn

Ndeshja mes Istogut e Ferizajt e ka arsyetuar plotësisht epitetin e derbit. Istogu ka shënuar fitore me një gol dallim. Te fitorja, skuadra istogase ka ardhur me shumë mund dhe vetëm në momentet e fundit të ndeshjes. Ndeshja e xhiros së 14-të të Superligës së hendbollisteve përfundoi me rezultat 32:31 për Istogun. 14:14 ishte rezultati […]

Derbi i hendbollisteve në Istog

Në Istog pritet të zhvillohet ndeshja në interesante e javës së 14-të në Superligën e hendbollisteve. Lideri Istogu, të shtunë nga ora 18:00 e pret skuadrën e Ferizajt. Istogu ka fituar 13 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 26 pikë. Ndërkohë Ferizaj është i katërti me 20 pikë. Istogu llogaritet favorit, por Ferizaj […]

Vushtrria pa telashe në përballjen lokale

Vushtrria nuk ka pasur telashe për ta fituar përballjen lokale me Samadrexhën. Kampionia në fuqi (femrat), fitoi të dielën në Samadrexhë me rezultat 44:23. Ndeshja i takoi javës së 13-të të Superligës së hendbollisteve. Gentiana Basholli ka shënuar 10 gola për Vushtrrinë. Nga 8 i kishin Luljeta Sopjani e Lorena Matarova. 12 gola për Samadrexhën […]

Istogu i pandalshëm, fiton derbin me Prishtinën

Istogu nuk po ka të ndalur në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Istogu të shtunën ka shënuar fitoren e 13-të rresht. Në kuadër të xhiros së 13-të, istogaset në kryeqytet fituan ndaj Prishtinës me rezultat 35:29. Që në pjesën e parë Istogu krijoi epërsi prej pesë golave, 17:12. Istogu nisi herët shkëputjen në rezultat, […]

Derbi më i madh i hendbollisteve

Java e 13-të e Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) ofron përballjen e dy skuadrave kryesore në pjesën e deritashme të edicionit. Të shtunën prej orës 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, takohen Prishtina e Istogu.Prishtina është e dyta në tabelë me 22 pikë. Lider është Istogu me 24 pikë. Istogu i […]

Pikët për skuadrat mysafire

Të shtunën janë luajtur katër ndeshje të javës së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat). Është kjo xhiroja e parë e stinorit pranveror.Pikët në të gjitha ndeshjet u kanë takuar skuadrave mysafire. Kampionia aktuale, Vushtrria, ka fituar bindshëm në Gjakovë ndaj Vëllaznimit. 41:21 në të mirë të Vushtrrisë ishte rezultati në fund. Bindëse […]

Gara fillon edhe në Superligën e hendbollisteve

Me ndeshjet e xhiros së 12-të vazhdon gara në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Ndeshjet e xhiros së 12-të janë këtë fundjavë, ndërsa skuadrat e kreut nuk pritet të kenë telashe për të fituar pikë të reja. Kampionia aktuale, Vushtrria, është mysafire e Shqiponjës në Gjakovë, të shtunën nga ora 14:00. Vushtrriaset natyrisht llogarisin […]