Më 12 shkurt fillon stinori pranveror

Më 12 e 13 shkurt luhen ndeshjet e para të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll, në të dy konkurrencat.Është ky vendim i Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Skuadrat tashmë janë në vlugun e përgatitjeve për pjesën e dytë të kampionatit.Në Superligën e hendbollistëve është java e 15-të. Ndeshjet e kësaj […]

Afati kalimtar deri më 15 janar

Më 7 janar është hapur afati kalimtar për hendbollistë dhe hendbolliste. Afati kalimtar është i hapur deri më 15 janar, ndërsa pritet të ketë lëvizje të lojtarëve. Janë disa skuadra që kanë paralajmëruar angazhimin e lojtarëve të rinj për pjesën e dytë të kampionatit. Pritet garë e fortë si te hendbollistët ashtu edhe te hendbollistet […]

Kapitenia Rugova tregon çka e dallon Istogun nga skuadrat tjera

Istogu është kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll. Istogaset i kanë fituar 11 ndeshjet e pjesës së parë të kampionatit dhe dimërojnë në krye të tabelës me 22 pikë. Istogu është rivalizuar sidomos nga Prishtina, që renditet e dyta me 20 pikë. Por, çka e ka dalluar Istogun nga skuadrat tjera në vjeshtë? […]

Kastrioti sfidon liderin

Kastrioti i Ferizajt e sfidon liderin e klasifikimit, Istogun, në javën e 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Ndeshja Istogu – Kastrioti luhet të shtunën nga ora 18:00, ndërsa istogaset janë në kërkim të dy pikëve të reja. Istogu ka fituar dhjetë ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me […]

Dy pikë të reja për Prishtinën

Shkurta Mehmeti ka shënuar shtatë gola, ndërsa ka ndihmuar Prishtinën që ta fitoj derbin me Ferizajn. Prishtina e Ferizaj u takuan të dielën në kuadër të xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në hendboll. Prishtina fitoi me rezultat 34:27. Nga 6 gola për Prishtinën i shënuan Alma Nivokazi e Simone Keita. Kurse 5 herë […]

Kryendeshja në kryeqytet

Ndeshja mes Prishtinës dhe Ferizajt vlerësohet kryesorja e javës së dhjetë në Superligën e hendbollisteve. Dy skuadrat e pjesës së epërme të tabelës takohen të dielën nga ora 18:30 në kryeqytet. Prishtina është e dyta në tabelë me 16 pikë. Ferizaj mban vendin e katërt me 14 pikë. Dy skuadrat kanë në përbërje lojtare cilësore […]

Istogu i pandalshëm, fiton bindshëm edhe derbin

Istogu po shfaqet i pandalshëm në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).Të shtunën Istogu e luajti derbin me kampionen aktuale, Vushtrrinë. Skuadra istogase fitoi me rezultat 31:16. Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:9 në të mirë të istogaseve. Esma Muratoviq i shënoi 10 gola për Istogun. 7 i kishte kapitenia Albina Rugova. Lorena Matarova […]

Lideri e kampionia takohen në Istog

Në Istog do të jetë vëmendja e tifozëve të hendbollit sa i takon ndeshjeve të javës së nëntë të Superligës së hendbollisteve. Të shtunën nga ora 18:00 luhet derbi i madh mes Istogut dhe Vushtrrisë. Istogu është lider i klasifikimit, ndërsa Vushtrria është kampione aktuale. Takohen dy prej skuadrave më të mira në Kosovë dhe […]

Shqiponjës i takon derbi i Gjakovës

Shqiponja e ka fituar përballjen e skuadrave gjakovare në Superligën e Kosovës në hendboll. Hendbollistet e Shqiponjës kanë mposhtur ato të Vëllaznimit me rezultat 38:32, të dielën në ndeshjen e javës së tetë.Fituesi i vendos në pjesën e dytë, pasi pjesa e parë ishte e barabartë, 16:16.Argoneta Goqi me 14 gola ishte më efikasja te […]

Ferizaj fiton derbin e qytetit

Ferizaj e ka fituar derbin e qytetit në hendboll. Kastrioti e Ferizaj luajtën të shtunën në kuadër të javës së tetë të Superligës së hendbollisteve. Ferizaj fitoi me rezultatin 34:30. Diferenca u bë në pjesën e parë, të cilën KHF Ferizaj e fitoi me rezultat 21:14. Albulena Basha shënoi 14 gola për Ferizajn. Meri Koneski […]