Prishtina e Drita sipas parashikimeve

Ashtu si pritej, Prishtina e Drita i kanë fituar ndeshjet e xhiros së 14-të, përkatësisht xhiros të fundit të stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës për hendbollistë. Të shtunën janë luajtur dy ndeshje të javës së 14-të me të cilën përfundojnë garat e hendbollit për këtë vit. Në kryeqytet, Prishtina e mposhti Vëllaznimin e Gjakovës […]

Kastrioti përfundon stinorin me fitore

Me fitore bindëse ka përfunduar garat në stinorin vjeshtor skuadra e Kastriotit nga Ferizaj. Të premten në ndeshjen e parë të xhiros së 14-të të Superligës për hendbollistë, Kastrioti fitoi ndaj Zhegrës me rezultat 52:34. Pas pjesës së parë rezultati ishte 23:16 në të mirë të ferizajasve. Për Kastriotin kjo ishte fitorja e 13-të. Kjo […]

Kastrioti e Trepça sipas parashikimeve

Të dielen janë luajtur dy ndeshjet e fundit të javës së 13-të të Superligës së hendbollistëve. Ashtu si pritej Kastrioti e Trepça kanë shënuar fitore. Kastrioti u takua me Vëllaznimin në Gjakovë dhe fitoi me rezultat 40:24. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:9 në të mirë të ferizajasve. Për Kastriotin ishte fitorja e 12-të […]

Vushtrria befason Dritën

Vushtrria ka shkaktuar befasi të madhe në javën e 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të shtunën në mbrëmje në Vushtrri skuadra vendase e mposhti Dritën e Gjilanit me rezultat 30:29. Drita ishte favorite e madhe për këtë ndeshje, por nuk ia doli të fitojë. Vushtrriasit shkëputjen e madhe e bënë në pjesën […]

Tri ndeshje të shtunën, dy të dielen

Tri ndeshje të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës për hendbollistë zhvillohen të shtunën (nesër) e dy tjera të dielen. Katër skuadrat e para në tabelë presin të vazhdojnë me fitore edhe në këtë javë. Ndeshja e parë e javës së 13-të është ajo në mes të Zhegrës dhe Besa Famgas. Zhegra është vendase, […]

Ndeshja dramatike në Vushtrri nuk jep fitues

Të mërkurën në mbrëmje është luajtur takimi i mbetur i javës së dhjetë të Superligës së Kosovës për hendbollistë në mes të Vushtrrisë dhe Drenicës. Ndeshja ishte dramatike por nuk dha fitues. Takimi Vushtrria – Drenica përfundoi me rezultat të barabartë, 27:27. Ishin mysafirët që e filluan ndeshjen më mirë duke kaluar në epërsi 5:0. […]

Vushtrria fiton ndeshjen e fundit të javës

Të dielen është luajtur ndeshja e fundit e javës së 12-të të Superligës së Kosovës për hendbollistë. Në palestrën në Vushtrri u takuan Vushtrria e Zhegra kurse fitore shënoi skuadra vendase me rezultat 39:34. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:19 për vushtrriasit. Vushtrria është e gjashta me 8 pikë kurse Zhegra e shtata me […]

Pas barazimit në pjesën e parë, Prishtina mposhtë Trepçën

Katër ndeshje të javës së 12-të të Superligës së hendbollistëve u luajtën të shtunën. Ndeshja më interesante ishte ajo në mes të Prishtinës dhe Trepçës. Prishtina fitoi me rezultat 31:24, por pas pjesës së parë rezultati ishte i barabartë, 12:12. Madje mitrovicasit në pjesën e parë shumicën e kohës ishin në epërsi të lehtë. Epërsia […]

Superliga vazhdon me javën e 12-të

Të shtunën e të dielen zhvillohen takimet e javës së 12-të të Superligës së hendbollistëve. Të shtunën janë katër ndeshje, ndërsa skuadrat vendase janë favorite të mëdha. Kështu Prishtina e pret Trepçën prej orës 15:30, ndërsa në ora 16:00 në Pejë takohen Besa Famgas e Vëllaznimi. Në ora 18:30 luhet në Gjilan takimi në mes […]

Fitore për skuadrat favorite

Të enjten janë luajtur ndeshjet e javës së 11-të të Superligës së hendbollistëve, ndërsa në katër takime fituesit ishin të pritur. Kështu Besa Famgas fitoi ndaj Drenicës me rezultat 36:15. Për kampionin aktual, Besën, ishte fitorja e dhjetë. Fitoren e dhjetë e shënoi edhe Kastrioti që mposhti Trepçën në Mitrovicë me rezultat 49:16. Fitore të […]