Besa pa telashe në Rahovec

Besa Famgas e ka fituar edhe ndeshjen e xhiros së 27-të të Superligës A të Kosovës në hendboll. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, skuadra pejane e mposhti Rahovecin vendas me rezultat bindës, 49:26. Pas 30 minutave rezultati ishte 23:15 në të mirë të skuadrës mysafire.Prej 13 lojtarëve të Besës që shënuan gola, më […]

Ndeshja dramatike i takon Prishtinës

Prishtina ka fituar ndeshjen dramatike të luajtur të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Prishtina e ka mposhtur Trepçën vendase me rezultat të ngushtë, 29:28.Deri në minutën e 24-t, Prishtina ishte në epërsi prej një goli, ndërsa vendasit vetëm barazonin. Por me një seri të mirë, “xehetarët” krijuan epërsi prej 16:11, ndërsa pjesa e […]

Vëmendja në Mitrovicë

Në mesjavë luhen ndeshjet e xhiros së 27-të, të parafundit në Superligën A të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Vëmendja do të jetë në Mitrovicë ku takohen Trepça dhe Prishtina. Kjo ndeshje luhet të mërkurën nga ora 20:00. Dy skuadrat me traditë kanë luajtur ndeshje të forta këtë edicion dhe njëjtë pritet të jetë […]

Fitore e Deçanit në Podujevë

Deçani e ka fituar edhe një ndeshje në Superligën B të Kosovës në hendboll (meshkujt). Të shtunën mbrëma në Podujevë, Deçani fitoi ndaj Llapit vendas me rezultat 40:28. Pas pjesës së parë rezultati ishte 21:16 në të mirë të mysafirëve. Arbios Mushkolaj me 11 gola ishte më efikasi te Deçani. 8 i shënoi Drilon Tahirukaj […]

Besa pa telashe për fitoren e 26-të

Besa Famgas ka vazhduar dominimin e plotë në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të shtunën mbrëma në palestrën “Karagaçi”, Besa fitoi ndaj Trepçës me rezultat 37:26. Ndeshja i takoi javës së 26-të, ndërsa për Besën ishte fitorja e 26-të rresht.Besa e Pejës udhëheq në tabelë me 52 pikë. Trepça ëshhtë e treta me 31 […]

Prishtina fiton ndaj Vëllaznimit në Gjakovë

Prishtina ka arkëtuar dy pikët e radhës në kuadër të Superligës A të Kosovës në hendboll.Të shtunën mbrëma në Gjakovë, në kuadër të javës së 26-të, Prishtina e mposhti Vëllaznimin me rezultat 36:33. Prishtina është e dyta në tabelë me 41 pikë, ndërsa Vëllaznimi është i gjashti me 21 pikë. Në pjesën e parë Prishtina […]

Kastrioti synon fitore për t’iu afruar plejofit

Pas ecurisë së mirë, Kastrioti i Ferizajt sërish është në garë për pozitën e katërt në Superligën A të Kosovës në hendboll. Pozita e katërt dërgon në plejof.Tri xhiro para fundit, Kastrioti është i pesti me 25 pikë. Rahoveci mban pozitën e katërt me 28 pikë. Pikërisht këto dy skuadra takohen të shtunën nga ora […]

U mbajt Kuvendi i Punës i FHK-së

Të enjten pasdite në Prishtinë është mbajtur Kuvendi i Rregullt i Punës i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Punimet e Kuvendit i ka udhëhequr presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini, ndërsa pjesëmarrës ishin 29 nga 43 delegatë sa numëron Kuvendi i Federatës tonë. Nga delegatët ka pasur diskutime konstruktive që i kanë shërbyer mbarëvajtjes së punimeve, […]

Edhe një fitore për Besa Famgas

Besa Famgas ka shënuar fitoren e radhës, përkatësisht të 25-tën nga 25 ndeshje të luajtura në kampionatin e Kosovës në hendboll.Në kuadër të xhiros së 25-të të Superligës A, ekipi pejan e mposhti Prishtinën në kryeqytet me rezultat 37:32. Ishte një prej derbive të kësaj xhiroje.Besa që në nismë krijoi epërsi prej disa golash, kurse […]

Vëllaznimi shfaq vlera, mposht Rahovecin në shtëpi

Vëllaznimi ka shënuar fitore me peshë në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së 25-të, ekipi gjakovar e mposhti Rahovecin në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.Vëllaznimi fitoi me rezultatin 31:27, kurse te fitorja erdhi në pjesën e dytë.Pjesa e parë ishte e barabartë ndërsa në epërsi ishte herë […]