Të premten shorti i Final4 të Kupës së Kosovës

Të premten tërhiqet shorti i ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll, përkatësisht i Final4.
Shorti do të tërhiqet për të dy gjinitë. Tërheqja e shortit bëhet prej orës 14:00 ndërsa do të transmetohet direkt në profilin zyrtar të FHK-së në Youtube.
Trepça, Besa Famgas, Rahoveci dhe Kastrioti janë në gjysmëfinale te hendbollistët. Trepça është fituese në fuqi e trofeut të Kupës së Kosovës.
Te hendbollistet, Istogu është fitues në fuqi i Kupës. Pos Istogut në gjysmëfinale janë kualifikuar edhe Ferizaj, Samadrexha e Vushtrria. Gara për Kupë pritet të jetë shumë interesante.

Lajme tjera