Tetë gola të Kastriot Jupës

Pivoti Kastriot Jupa po vazhdon me suksese te skuadra gjermane Cottbus. Në kuadër të Oberligas, Cottbusi të shtunën fitoi ndeshjen e rëndësishme ndaj Werderit me rezultatin 33:31.

Jupa ishte lojtari kryesor i Cottbusit. I shënoi tetë gola në ndeshjen e zhvilluar në palestrën e mbushur me shikues.
Cottbusi është lider me tetë fitore e një humbje. Werderi është i dyti në tabelë.
Jupa është prej lojtarëve kryesorë në Kombëtaren e Kosovës në hendboll.

Lajme tjera