Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

EHF-ja vlerëson rritjen e Kombëtares së Kosovës

“Kosova është përmirësuar shumë gjatë viteve të fundit”.
Kështu shkruan faqja zyrtare e Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF), të hënën. EHF-ja ka paralajmëruar ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Botëror, ku paraqitet edhe Kombëtarja jonë.

Ndeshjen e parë, Kosova e luan ndaj Turqisë, të mërkurën në Eskishehir. Ndërkohë të dielën në Prishtinë është ndeshja me Belgjikën.

Atmosfera në Kombëtare është e jashtëzakonshme dhe këtë e kanë konfirmuar si shtabi teknik ashtu edhe lojtarët. Një ndeshje e mirë dhe një rezultat i favorshëm ndaj Turqisë, do të ishte me peshë shumë të madhe për Kombëtaren tonë.

Synimi mbetet njëra prej dy vendeve të para në grup dhe avancimi në raundin e dytë kualifikues. Katër ndeshje tjera luhen në janar. Pos me Turqinë në shtëpi dhe me Belgjikën në udhëtim, në janar i kemi edhe dy ndeshje me Greqinë.