Edhe Vushtrria ndalet në raundin e dytë të Kupës Evropiane

Pas Istogut edhe Vushtrria është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane. Kampionia aktuale e Kosovës në hendboll, të shtunën e të dielën i luajti ndeshjet me skuadrën e madhe zvicerane, SPONO Eagles. Dy ndeshjet janë luajtur në Nottwil të Zvicrës. Takimin e parë SPONO Eagles e fitoi me 42:14. Ndërkohë të dielën rezultati […]

Besa humb me tri gola dallim

Borac – Besa Famgas 28:25 Loja e skuadrës pejane, përkundër fyerjeve të tifozëve serbë në Banjallukë gjatë tërë kohës, jep shpresë.Pas një jave të gjithë në Pejë për ta përkrahur kampionen tonë.Me anim sportiv, të dëshmojmë kulturë dhe ta udhëheqim Besën drejt raundit të tretë të Kupës Evropiane.Ta mbushim “Karagaçin”.

Besa e gatshme për ndeshjen e rëndësishme

Kampionia e Kosovës, Besa Famgas, është e gatshme për ndeshjen ndaj Borcit. Sot prej orës 18:00 në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës, Besa luan me skuadrën vendase. Është ndeshja e parë e raundit të dytë të Kupës Evropiane.Të dielën paradite pejanët kanë zhvilluar stërvitje në palestrën “Borik”, ku sonte Besa synon ta bëj hapin e parë drejt […]

Shkëlqejnë Pashke Marku e Sara Rexhepi

Skuadra zvicerane, Kreuzlingen, ka fituar 27:24 ndaj UGF Stockerau (Austri), në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Në ndeshjen e luajtur të shtunën në Zvicër, ka shkëlqyer reprezentuesja e Kosovës, Pashke Marku. Ajo ka pasur efikasitet të lartë duke shënuar 9 gola nga 13 tentime.Motrat Sara e Rina Rexhepi po vazhdojnë […]

Trepça fiton dhe del në vend të parë, pikët edhe për Kastriotin e Prishtinën

Trepça nuk ka lejuar befasi në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Të shtunën mbrëma, “xehetarët” fituan 37:24 ndaj Llapit, në kuadër të javës së pestë të Superligës së hendbollistëve. Për Trepçën ishte fitorja e pestë rresht dhe tani udhëheq në tabelë me 10 pikë, dy më shumë se Besa Famgas e Prishtina. Besa Famgas nuk e […]

Vushtrria e humb ndeshjen e parë në Zvicër

KHF Vushtrria e ka humbur ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Të shtunën mbrëma në Nottwil të Zvicrës, Vushtrria pësoi nga skuadra e njohur zvicerane, SPONO Eagles me rezultatin e lartë, 42:14. Përvoja, por edhe cilësia ishte në anën e skuadrës zvicerane që arriti te fitorja bindëse. Pas pjesës së parë […]

Istogu ndalet në raundin e dytë të Kupës Evropiane

KHF Istogu është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane në hendboll. Istogaset përballë e kishin skuadrën islandeze KA/Por, ndërsa të dy ndeshjet i kanë luajtur në palestrën e tyre. Ndeshja e parë, e luajtur të premten, ishte e barabartë por në fund islandezet fituan me rezultat 26:22. Ndërkohë ndeshja e dytë u luajt […]

Prishtina humb ndeshjen e parë nga Vardari

Hendbollistet e Prishtinës e kanë humbur ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Të shtunën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, Prishtina pësoi nga Vardari i Shkupit me rezultat 39:35. Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:15 për shkupjanet. Në fillim të takimit vendaset kishin më shumë nga loja […]

Besa Famgas kërkon rezultat të favorshëm ndaj Borcit në Banjallukë

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, është vendosur të shtunën në Banjallukë, pas udhëtimit të gjatë për në këtë qytet të Bosnjë-Hercegovinës.Të dielën nga ora 18:00 në palestrën “Borik”, Besa Famgas përballet me Borcin e Banjallukës në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Është kjo hera e tretë që Besa e Borci […]