Të shtunën derbi mes Trepçës e Prishtinës

Katër ndeshje të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt) luhen të shtunën. Vëmendja do të jetë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku zhvillohet derbi i xhiros. Nga ora 18:00 takohen Trepça e Prishtina, dy skuadrat me nam në hendbollin tonë. Trepça ka fituar pesë ndeshjet e deritashme dhe është lidere e […]

Ferizaj i luan dy ndeshje në Holandë

KHF Ferizaj është skuadra e radhës nga Kosova që paraqitet në raundin e dytë të Kupës Evropiane (EHF European Cup). Ferizajaset përballë e kanë skuadrën holandeze, JuRo Unirek VZV. Dy skuadrat janë pajtuar që ndeshjet t’i luajnë në Holandë, përkatësisht në ‘t Veld. Ndeshja e parë është të shtunën nga ora 19:00, ndërsa e dyta […]

Prishtina të shtunën e luan ndeshjen e kthimit

Hendbollistet e Prishtinës janë gati për ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Kupës Evropiane. Prishtina të shtunën prej orës 17:00 në Shkup luan ndeshjen e dytë ndaj Vardarit. Ndeshjen e parë, të luajtur të shtunën e kaluar në kryeqytet, Prishtina e humbi me rezultati 39:35. Ndeshja ishte e barabartë, por fitore me katër […]

Dy pikë të reja për Kastriotin

Kastrioti ka shënuar fitore në ndeshjen e xhiros së pesë të Superligës së hendbollisteve. Të enjten, skuadra ferizajase e mposhti Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 36:26. 20:14 ishte rezultati pas pjesës së parë.Adriana Salihu i shënoi 8 gola për Kastriotin. 6 i kishte Puhiza Gashi. Plot 17 gola për Shqiponjën i shënoi Argoneta Goqi. Kastrioti […]

Gjyqtarët e FHK-së drejtuan shumë ndeshje evropiane

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit fundjavën e kaluar ishin të angazhuar në gara evropiane. Të gjitha katër çiftet e gjyqtarëve nga Kosova me thirrje të EHF-së, ishin të deleguar në ndeshje të kupave evropiane. Sherif Xhema e Besfort Jahja ishin në Bodrum të Turqisë, ku drejtuan ndeshjen Yalikavaksports Club – MTK Budapest. Fitore me 33:24 shënoi […]

Fitorja e tretë për Rahovecin

Rahoveci e ka shënuar edhe një fitore në Superligën e Kosovës në hendboll. Të hënën, Rahoveci në palestrën e vet, e mposhti Zhegrën me rezultat 31:23. 14:10 ishte rezultati pas pjesës së parë.Ndeshja i takoi javës së pestë. Tani Rahoveci ka 6 pikë, ndërsa Zhegra mbetet pa pikë.Egzon Vuçitërna e Arlind Tanushi ishin më efikasët […]

Pas letrës së presidentit Saraçini, EHF-ja hap hetime për ndeshjen Borac – Besa Famgas

Pas letrës që presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini i ka dërguar Federatës Evropiane të Hendbollit, EHF-ja të hënën ka njoftuar se ka nisur hetimet për ndeshjen e Kupës Evropiane mes skuadrës Borac nga Banjalluka dhe Besa Famgas nga Peja. Ndeshja u luajt në Banjallukë të dielën, ndërsa kishte fyerje të vazhdueshme ndaj shqiptarëve.EHF-ja ka njoftuar […]

Letra e presidentit Saraçini për EHF-në, pas ngjarjeve në Banjallukë

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Federatës së Hendbollit të Kosovës lidhur me fyerjet anti-shqiptare në ndeshjen e luajtur të dielën në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës në mes të skuadrës Borac nga Banjalluka dhe Besa Famgas nga Peja.Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini të hënën i është drejtuar me një letër Federatës Evropiane të Hendbollit ku ka […]

Edhe Vushtrria ndalet në raundin e dytë të Kupës Evropiane

Pas Istogut edhe Vushtrria është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane. Kampionia aktuale e Kosovës në hendboll, të shtunën e të dielën i luajti ndeshjet me skuadrën e madhe zvicerane, SPONO Eagles. Dy ndeshjet janë luajtur në Nottwil të Zvicrës. Takimin e parë SPONO Eagles e fitoi me 42:14. Ndërkohë të dielën rezultati […]