Vëllezërit Smakolli vihen në dispozicion të Kosovës

Vazhdon trendi i shfaqjes së interesimit të lojtarëve që bëjnë karrierë në vende të ndryshme evropiane për t’iu bashkuar ekipeve kombëtare të Kosovës në hendboll. Ditë më parë Federatën e Hendbollit të Kosovës e vizituan vëllezërit Argjent e Laurent Smakolli që u pritën nga sekretari gjeneral i Federatës, Izet Gjinovci. Në takim u shkëmbyen informata […]

Kqiku i kënaqur me përgatitjet e Kombëtares U-18

Kryetrajneri i kombëtares U-18 të Kosovës në hendboll, Fadil Kqiku është i kënaqur me punën që po e bëjnë djelmoshat në përgatitjet për paraqitje në kampionat evropian. Kombëtarja U-18 të mërkurën mbrëma merr rrugë për në Austri ku do të paraqitet në kampionatin evropian, Divizioni B. Nën urdhërat e Kqikut, që punon si trajner në […]

Afat shumë i pasur kalimtar

Se edicioni i ardhshëm i garave në hendbollin kosovar pritet të jetë interesant dëshmon fakti që shumë klube janë riorganizuar apo kanë premtuar se do të bëjnë një gjë të tillë. Edhe afati i rregullt kalimtar i hendbollistëve, që përfundoi të dielen në mesnatë, shihet si dëshmi për një edicion interesant që pritet të jetë […]

Bytyqi e Kasapi drejtojnë ndeshje në Shkup

Krahas kampionatit evropian për hendbollistët deri 20-vjet që po mbahet në Slloveni, po mbahen edhe dy evropianë për të njëjtën grupmoshë, të Divizionit B. Derisa në Podgoricë po garojnë 11 përfaqësuese të ndara në dy grupe, në mesin e të cilave është edhe Kosova, njëmbëdhjetë përfaqësuese tjera të Divizionit B po garojn në Shkup të […]

Edhe një talente shpreh dëshirë t’i bashkohet Kosovës

Kombëtaret e Kosovës në hendboll po bëhen gjithnjë e më atraktive për lojtarë dhe lojtare që bëjnë karrierë apo janë duke u zhvilluar në vende të ndryshme evropiane. Të gjitha ekipet kombëtare të Kosovës tashmë në rradhët e veta kanë lojtarë e lojtare që luajnë në shtete të Evropës. E fundit prej hendbollisteve të reja […]

FHK-ja prezentohet me kuadrin e saj në Evropianin në Slloveni

Federata e Hendbollit të Kosovës është gjithnjë e më prezente me kuadrin e saj në ngjarje me rëndësi në skenën ndërkombëtare. Aktualisht në Slloveni është duke u mbajtur kampionati evropian U-20 ku po paraqiten kombëtaret më të mira evropiane. Prej Kosovës në këtë ngjarje të madhe po marrin pjesë delegatja e EHF-së, Shqipe Bajçinca-Brestovci dhe […]

Ambasadori i Kosovës në Podgoricë vizitoi Kombëtaren e Kosovës U-20

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi z.Skender Durmishi vizitoi kampin e Kombëtares së Kosovës U20 i cili gjendet  në Hotel Verde ne Podgoricë, para ndeshjes së parë të Kampionatit Evropian Holandë – Kosovë qe zhvillohet sot në ora 15 këtu në Podgoricë. Kjo është ndeshja e parë në kuadër të grupit A, […]

Kombëtarja vendoset në Podgoricë

Kombëtarja U-20 e Kosovës në hendboll është vendosur të enjten në Podgoricë të Malit të Zi ku prej të premtes (nesër) i luan ndeshjet në kuadër të kampionatit evropian. Të premten prej orës 15:00 kombëtarja jonë luan ndaj Holandës. Më pas përballet me Çekinë, Moldavinë, Austrinë dhe Bullgarinë. Kombëtarja ka pasur përgatitje të veqanta para […]

Istogu ballafaqohet me italianet

Fituesi i Kupës së Kosovës Istogu, përballet me klubin nga Italia, Pallamano Cassano Magnago, në kuadër Challenge Cup në hendboll. Italianet janë mjaft të mira dhe pa dyshim prej sprovave më të vështira për vashat e Istogut. Hendbollistet e Istogut do të përballen me italianet e Pallamano Cassano Magnago në raundin e 3 të EHF […]

Vështirë për Prishtinën, Kastrioti përballet me estonezët

Nënkampioni i Kosovës, Prishtina, ka mësuar kundërshtarin në Challenge Cup (Kupa e Sfiduesve) në hendboll (meshkujt). Prishtina ballafaqohet me ekipin ukrainas ZNTU-ZAB nga Zaporozhye. Ndeshja e parë luhet në Zaporozhye dhe është një sfidë shumë e vështirë për prishtinasit. Kastrioti nga Ferizajt, skuadër me renome, pas një periudhe i kthehet garave evropiane. Do të ndeshet […]