Prishtina nuk lejon befasi, fiton në Rahovec

Prishtina nuk ka lejuar befasi në xhiron e 23-të të Superligës A të Kosovës në hendboll. Të enjten mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Prishtina fitoi ndaj Rahovecit me rezultat 37:29. Vendasit ishin në epërsi në pjesën e parë, saktësisht deri në minutën e 27-të, kur rezultati ishte 14:13. Por më pas mysafirët shënuan tre gola […]

Kosova në grup me Slloveninë, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar të enjten mbrëma kundërshtarët e kualifikimeve për “Euro 2024”. Kosova do të garoi në grupin e shtatë, ku bëjnë pjesë edhe Sllovenia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina. Grupi është sfidues, me Kombëtare nga regjioni, por synim mbetet kualifikimi.Dy të parët në grup avancojnë në Evropian. Ndërsa kualifikohen edhe katër prej […]

Ferizaj kalon në gjysmëfinale të Kupës

Ferizaj është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Ndeshjen e shtyrë çerekfinale ndaj Jusuf Gërvallës, Ferizaj e fitoi me rezultat bindës,43:24. Ndeshja u luajt të mërkurën në Ferizaj. Mirjeta Dinolli i realizoi 13 gola për Ferizajn, kurse nga 6 i shënuan Sumea Sadiku dhe Flaka Hoti. Arjeta Imeri […]

E 23-ta rresht për Besa Famgas

Besa Famgas e ka shënuar edhe fitoren e 23-të rresht në këtë edicion të Kampionatit të Kosovës në hendboll. Në kuadër të xhiros së 23-të të Superligës A, Besa Famgas fitoi në Ferizaj ndaj Kastriotit me rezultatin 33:26.Ndeshja u zhvillua të mërkurën mbrëma. Besa udhëheq në tabelë me 46 pikë. Kastrioti është i pesti me […]

Trepça bindëse ndaj Vëllaznimit, kthehet në vendin e tretë

Trepça është kthyer te fitorja në Superligën A të Kosovës në hendboll. Në kuadër të xhiros së 23-të, Trepça të mërkurën mbrëma në “Minatori”, në një atmosferë të bukur sportive, ka fituar ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat 33:26. Trepça u shkëput herët në rezultat dhe më pas ka mbajtur epërsi konstante. Pas 30 minutave […]

Turneu final i Kupës zhvillohet në Ferizaj

Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e radhës. Bordi mori vendime të rëndësishme.Është vendosur që turneu final (Final Four) i Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll të organizohet në Ferizaj. Ndeshjet gjysmëfinale dhe finale do të zhvillohen në palestrën “Bill Clinton” më 14 e 15 maj.Shorti për gjysmëfinale tashmë […]

Prishtina me fitore të thellë në Ferizaj

Prishtina nuk ka lejuar befasi në ndeshjen e xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.Të dielën mbrëma Prishtina fitoi ndaj Kastriotit në Ferizaj me rezultat 31:20. Fituesi u përcaktua në pjesën e dytë. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 15:13 në të mirë të Prishtinës, që tani renditet e […]

Prishtina fiton ndeshjen e fortë me Trepçën

Prishtina e Trepça janë takuar në ndeshjen e fundit të javës së 22-të të Superligës A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, fitore shënoi skuadra e Prishtinës me rezultat 31:24. Ndeshja ishte e fortë dhe e hapur thuajse deri në fund. Gjysma e pjesës së parë ishte e […]

Fitore bindëse për skuadrat e kreut

Skuadrat e kreut nuk kanë pasur telashe të shtunën në ndeshjet e javës së 18-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Lideri Istogu, ka shënuar fitoren e 18-të rresht dhe udhëheq në tabelë me 36 pikë. Istogaset fituan në Gjakovë ndaj Vëllaznimit me rezultat 37:19. Natalija Milatoviq e Anja Bojaniq shënuan […]