Llapi fiton pikët në Drenas

Llapi ka mposhtur Drenicën në Drenas në kuadër të Superligës B të Kosovës në hendboll. Të shtunën mbrëma, Llapi i Podujevës fitoi me rezultatin bindës, 42:26. Pas pjesës së parë rezultati ishte 26:16 për llapjanët.Artir Muçiqi me 8 gola ishte më efikasi te Llapi. 7 i shënoi Endrit Havolli, kurse nga 6 i kishin Arianit […]

Fitore bindëse për skuadrat e kreut

Skuadrat e kreut në Superligën e hendbollisteve nuk kanë hasur telashe për të fituar pikët në xhiron e 19-të.Përballja ferizajase në mes të Ferizajt dhe Kastriotit është fituar nga KHF Ferizaj me rezultat 42:24. Mimoza Sefedini i shënoi 10 gola, kurse Albulena Basha i realizoi 9. Te Kastrioti nga 6 gola i shënuan Adriana Salihu […]

Trepça fiton në Rahovec, shkëputet në vendin e tretë

Trepça e ka fituar njërin prej derbive të javës së 24-t në Superligën A të hendbollistëve. Të shtunën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, skuadra mitrovicase e mposhti Rahovecin me rezultatin 29:25. Me këtë fitore Trepça stabilizohet në pozitën e tretë me 31 pikë. Rahoveci mbetet i katërti me 28 pikë. Ndeshja ishte me […]

Fitore e madhe e Kastriotit ndaj Prishtinës

Kastrioti ka shënuar fitore me peshë në kuadër të Superligës A të Kosovës në hendboll. Të shtunën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti e mposhti Prishtinën me rezultat 37:29. Ndeshja i takoi javës së 24-t.Ferizajasit nisën herët shkëputjen në rezultat. Me një seri të mirë Kastrioti krijoi epërsi prej 6:1 dhe avantazhin e […]

Besa pa telashe ndaj Vëllaznimit në Gjakovë

Besa Famgas nuk ka hasur telashe për ta fituar edhe një ndeshje në Superligën A të hendbollistëve. Të shtunën mbrëma në Gjakovë, Besa e Pejës fitoi ndaj Vëllaznimit vendas me rezultat 49:21. Epërsia e Besa Famgas ishte bindëse që pas pjesës së parë, 27:10. Jon Vokshi ishte i pandalshëm te Besa duke shënuar plot 14 […]

Në Rahovec derbi për vend të tretë

Një ndeshje me shumë peshë në garën për pozitën e tretë zhvillohet në kuadër të xhiros së 24-t të Superligës A të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.Të shtunën nga ora 19:30 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec përballen Rahoveci dhe Trepça. Rahoveci e ka mbajtur për disa javë pozitën e tretë, por Trepça […]

Përballje ferizajase në Superligën e hendbollisteve

Ferizaj – Kastrioti pritet të jetë ndeshja më interesante e javës së 19-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kjo ndeshje luhet të shtunën nga ora 17:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.Ferizaj aktualisht renditet i katërti, por ka synime për pozitë më të mirë. I ka 28 pikë. Ndërkohë Kastrioti […]

Prishtina nuk lejon befasi, fiton në Rahovec

Prishtina nuk ka lejuar befasi në xhiron e 23-të të Superligës A të Kosovës në hendboll. Të enjten mbrëma në palestrën “Mizahir Isma”, Prishtina fitoi ndaj Rahovecit me rezultat 37:29. Vendasit ishin në epërsi në pjesën e parë, saktësisht deri në minutën e 27-të, kur rezultati ishte 14:13. Por më pas mysafirët shënuan tre gola […]

Kosova në grup me Slloveninë, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar të enjten mbrëma kundërshtarët e kualifikimeve për “Euro 2024”. Kosova do të garoi në grupin e shtatë, ku bëjnë pjesë edhe Sllovenia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina. Grupi është sfidues, me Kombëtare nga regjioni, por synim mbetet kualifikimi.Dy të parët në grup avancojnë në Evropian. Ndërsa kualifikohen edhe katër prej […]

Ferizaj kalon në gjysmëfinale të Kupës

Ferizaj është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Ndeshjen e shtyrë çerekfinale ndaj Jusuf Gërvallës, Ferizaj e fitoi me rezultat bindës,43:24. Ndeshja u luajt të mërkurën në Ferizaj. Mirjeta Dinolli i realizoi 13 gola për Ferizajn, kurse nga 6 i shënuan Sumea Sadiku dhe Flaka Hoti. Arjeta Imeri […]