Kombëtarja zhvillon stërvitjet e para

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll i ka zhvilluar stërvitjet e para në prag të ndeshjeve me Britaninë e Madhe. Të enjten të përzgjedhurit e selektorit Bujar Qerimi zhvilluan dy stërvitje në palestrën e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Grupi i lojtarëve nuk është kompletuar ende, ndërsa kjo do të ndodhë ditëve të ardhshme.Lojtarët ishin […]

Kosova U18 të premten luan me Zvicrën

Hendbollistët e Kombëtares U18 të Kosovës të enjten kanë udhëtuar për në Shkup. Në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, Kombëtarja U18 do të zhvillojë kualifikimet për Kampionatin Evropian të këtij viti. Kosova është në Grupin B së bashku me Maqedoninë e Veriut, Zvicrën e Sllovakinë.Ndeshja e parë e Kosovës U18 është ndaj Zvicrës, të premten […]

Shpallet lista e Kombëtares U18 për ndeshjet kualifikuese

Shtabi teknik i Kombëtares së Kosovës ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar në Kombëtaren U18 të Kosovës në hendboll.Kombëtarja U18 mblidhet të mërkurën në Prishtinë, ndërsa në mbrëmje e ka një stërvitje. Të enjten është udhëtimi për në Shkup, ku 18-vjeçarët i zhvillojnë ndeshjet kualifikuese për Kampionat Evropian.Ndeshja e parë është të premten prej […]

Kombëtarja e Kosovës grumbullohet të mërkurën mbrëma

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll (meshkujt) grumbullohet të mërkurën mbrëma për dy ndeshjet me Britaninë e Madhe. Grumbullimi bëhet në Hotel International Prishtina.Stërvitja e parë është të enjten prej orës 10:00 në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.Stërvitja e dytë është po të enjten prej orës 17:00 në palestrën e njëjtë.Të premten zhvillohet një stërvitje […]

Qerimi shpall listën e gjerë për ndeshjet me Britaninë e Madhe

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka publikuar listën e gjerë për ndeshjet me Britaninë e Madhe. Ndeshjet me Britaninë e Madhe janë menjëherë në janar, ndërsa i takojnë raundit promovues të kualifikimeve për Euro 2026. Ndeshja Kosovë – Britani e Madhe është më 10 janar nga ora 20:30 në Prishtinë. Ndërkohë ndeshja Britani […]

Të enjten grumbullimi i radhës i Kosovës U18

Pas grumbullimeve të shumta dhe turneut shumë të rëndësishëm në Belgjikë, Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll të enjten e fillon kampin e fundit për këtë vit kalendarik.Hendbollistët 18-vjeçarë do të mblidhen në Prishtinë, ndërsa do të qëndrojnë së bashku deri të shtunën. Janë planifikuar gjashtë stërvitje që do të shërbejnë për ngritje të mëtejme […]

Kosova e luan ndeshjen e parë në vitin 2024

Periudha festive e funditit nuk është periudhë pushimi për Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe për ekipet tona kombëtare. Që në nismë të vitit 2024, Kombëtaret tona kanë sfida shumë të rëndësishme ndërkombëtare.Madje Kosova do ta luaj ndeshjen e parë në kuadër të EHF-së në vitin 2024. Bëhet fjalë për Kombëtaren U18 të hendbollistëve që […]

Kombëtarja U18 në Belgjikë, të mërkurën luan ndeshjen e parë

Pas një udhëtimi të gjatë, Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll ka arritur të martën në Lokeren të Belgjikës. Prej të mërkurës deri të premten hendbollistët tanë të rinj do të paraqiten në turneun ndërkombëtar “4 Nations Handball Trophy”.Paraqitja në këtë turne vlerësohet me rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e kësaj gjenerate, që për […]

Kosova U17 kërkon në Uzbekistan biletën për në Kampionat Botëror

Pasi e ka fituar garën IHF Trophy për Zonën Evropiane, Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka siguruar të drejtën e paraqitjes në IHF Tropy Ndërkontinentale.Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) ka vendosur që IHF Trophy InterContinental të mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.Kampionati ka peshë shumë të madhe për shkak se është kualifikues për […]

Grumbullohet Kombëtarja U18, të hënën udhëtimi për në Belgjikë

Sot është grumbulluar Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll. Është ky grumbullimi i radhës i djemve tanë që po punojnë nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi. Të hënën në mëngjes Kombëtarja udhëton për në Belgjikë ku do të paraqitet në një turne të fortë ndërkombëtar.Prej 19 deri më 22 dhjetor, Kombëtarja U18 paraqitet në turneun […]