Egzon Gjuka operohet me sukses, FHK-ja i dëshiron shërim të shpejtë

Njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm në Kombëtaren e Kosovës në hendboll, Egzon Gjuka, i është nënshtruar një operimi në gju. Operimi ishte i suksesshëm, ndërsa tani Gjukën e pret faza e rikuperimit. Ai pritet të kthehet në muajt e parë të vitit të ardhshëm.Gjuka, që luan në pozitën e qendrës dhe të bekut, është […]

Grumbullimi i radhës i Kombëtares U18

Menjëherë të dielën fillon grumbullimi i radhës i Kombëtares U18 të Kosovës në hendboll. Është ky grumbullimi i tretë i kësaj gjenerate, ndërsa do të mbahet në Prishtinë.Për të dielën e të hënën janë planifikuar katër stërvitje, që do të zhvillohen nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi.Selektori Qerimi është shumë i kënaqur me punën që […]

Atmosferë pune te Kombëtarja U18

Hendbollistët e Kombëtares U18 të Kosovës po punojnë me përkushtim dhe seriozitet maksimal. Ata janë grumbulluar të dielën në Prishtinë, ndërsa kanë vazhduar me stërvitje edhe të hënën. Grumbullimi treditor përfundon të martën.Stërvitjet po mbahen në Bardhosh, ndërsa po drejtohen nga selektori i Kombëtares A, Bujar Qerimi.Selektori Qerimi është i kënaqur me angazhimin e të […]

25 hendbollistë në grumbullimin e radhës të Kombëtares U18

Ditëve të ardhshme në Prishtinë do të mbahet grumbullimi i radhës i hendbollistëve të Kombëtares U18 të Kosovës. Selektori i Kombëtares A, Bujar Qerimi dhe ndihmësit e tij për grumbullimin e dytë kanë ftuar 25 lojtarë me potencial, që janë pjesë e klubeve të vendit. Përzgjedhja është bërë në bazë të performancës së hendbollistëve të […]

Fitore e rëndësishme ndaj Sllovakisë për ta kthyer vetëbesimin

Ashtu si pritej, Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka reaguar pas humbjes së thellë të pësuar të enjten në Sllovaki. Të dielën në Prishtinë, djemtë tanë treguan se ndeshja në Sllovaki nuk ishte fytyra e vërtetë e Kombëtares sonë.Të dielën, Kosova fitoi 28:25 ndaj sllovakëve, që megjithatë avancojnë në kualifikimet për Botëror, falë fitores më […]

Kosova në kërkim të fitores ndaj Sllovakisë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është e përkushtuar për të kërkuar fitoren ndaj Sllovakisë. Ndeshja Kosovë – Sllovaki zhvillohet të dielën prej orës 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.Të enjten në Povazska Bystrica, Kosova pësoi 33:23 nga sllovakët në ndeshjen e parë të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2025.Të dielen mbrëma […]

Kosova pëson humbje në Sllovaki

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka humbur ndeshjen e parë të fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2025. Të enjten mbrëma në Povazska Bystrica, Kombëtarja jonë pësoi nga Sllovakia me rezultat 33:23.Vendësit nisën shkëputjen herët në ndeshje dhe pas 30 minutave lojë kishin epërsi prej 15:9. Loja e njëjtë vazhdoi në […]

Atmosferë e shkëlqyer në Kombëtaren e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka zhvilluar të hënën dy stërvitje në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.Nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi kanë punuar të gjithë hendbollistët që do të paraqiten ndaj Sllovakisë. Të hënën është mësuar që Kombëtares në ndeshjen e së enjtes do t’i mungojë kapiteni Valon Dedaj, që nuk është liruar nga […]

Bujar Qerimi: Ambiciet janë ta kalojmë Sllovakinë

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka folur të shtunën në prag të grumbullimit të Kombëtares për ndeshjet me Sllovakinë. Ndeshja e parë me Sllovakinë është të enjten prej orës 18:00 në Povazska Bystrica. Ndërsa ndeshja e dytë është më 5 nëntor në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Ndeshjet i […]

Grumbullim i suksesshëm i Kombëtares U18

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka pasur të premten grumbullimin e parë. Në Istog, nën urdhrat e selektorit të Kombëtares A, Bujar Qerimi, dhe stafit të tij, hendbollistët e rinj kanë zhvilluar dy stërvitje. Janë bërë edhe testime të ndryshme që do të shërbejnë për përzgjedhjen e më të mirëve. Selektori Qerimi dhe […]