Publikohet lista e Kosovës U20

Të hënën më 27 qershor grumbullohet Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll. Kjo Kombëtare muajin tjetër do të garoi në Evropianin e Divizionit B që mbahet në Bullgari.Kryetrajneri Taib Kabashi në përgatitje ka ftuar 21 lojtarë, ndërsa ndërkohë do të vendosë për ekipin final. Grumbullimi mbahet në Gjakovë, ndërsa për fillim të korrikut planifikohen edhe […]

Katërshja e Kreuzlingenit me sukses historik

Kreuzlingeni i katër hendbollistëve tanë, ka arritur sukses historik. Kjo skuadër ka siguruar kalimin në Superligën A të Zvicrës. Në serinë finale të plejofit të Ligës B, Kreuzlingeni fitoi 3:1 ndaj skuadrës Wandenswil/Horgen dhe siguroi kalimin në NLA, ligën elitare zvicerane. Ndeshjen e fundit të luajtur të dielën, Kreuzlingeni e fitoi me rezultat 27:25. Hendbollistët […]

Kafexholli përshëndetet me skuadrën Stans, kalon te Spono Eagles

Portierja kosovare, Venera Kafexholli, ka vendosur për hap të ri në karrierë. Ajo të shtunën e luajti ndeshjen e fundit për skuadrën e kategorisë së dytë zvicerane, BSV Stans. Prej muajit të ardhshëm 20-vjeçarja i bashkohet skuadrës së njohur nga Zvicra, Spono Eagles. Synimi i Venerës është që të zë vend në ekipin e parë […]

Operohet Pashke Marku, mungon rreth gjashtë muaj

Hendbollistja e rëndësishme e Kombëtares së Kosovës, Pashke Marku, ka operuar krahun pas një lëndimi që e ka munduar për kohë të gjatë. 23-vjeçarja ka këputur ligamentet e krahut, ndërsa i është nënshtruar operimit ditë më parë. Është duke e marrë veten pas operimit. Marku tashmë e vazhdon shërimin duke bërë seanca fizioterapie dy herë […]

Motrat Hajdari dhe Demaj edhe në edicionin e ardhshëm në Superligën e Danimarkës

Skuadra Ringkobing do të luaj edhe në kampionatin e ardhshëm në Superligën e Danimarkës në hendboll. Superliga e Danimarkës është prej ligave më të forta në botë, kurse Ringkobingu fitoi të shtunën ndaj Ringsted për ta konfirmuar vendin në elitë. Ringkobingu fitoi dy ndeshjet e plejautit ndaj Ringsted dhe kështu mbeti pjesë e elitës. Të […]

Sukses i madh i Qunit, fiton Kupën e Zvicrës

Hendbollisti i Kombëtares së Kosovës, Luigj Quni, ka arritur sukses të madh të shtunën mbrëma. Quni ka bërë befasi të madhe me skuadrën GC Amicitia Zuerich. GC Amicitia e ka mposhtur favoritin, Pfadi Winterthur për ta fituar Kupën e Zvicrës në hendboll. Skuadra e Qunit ka fituar finalen me rezultatin 30:28, pas vazhdimeve. Koha e […]

Vazhdon seria impresive e katërshes së Kosovës

Kreuzlingeni i katër lojtarëve të Kombëtares së Kosovës po vazhdon marshimin drejt Superligës së Zvicrës. Kjo skuadër thuajse e ka siguruar vendin e parë pas stinorit të rregullt dhe në serinë finale për një vend në elitë do të luaj më ekipin e vendit të dytë, Wadenswil/Horgan. Skuadra që shënon tri fitore kalon në Superligë […]

Përvojë shumë e rëndësishme e hendbollisteve të reja në Kampionatin Mesdhetar

Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll (vajzat) të shtunën e ka luajtur ndeshjen e fundit në kuadër të Kampionatit Mesdhetar që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Për plasman përfundimtar (7-8), vajzat tona luajtën me Greqinë, të cilën e kishin mposhtur më herët. Por këtë herë greket shfaqën pak më shumë dhe fituan […]

Hendbollistet mposhten nga Sllovakia, nesër e kanë ndeshjen përmbyllëse

Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll (vajzat) të premten e ka luajtur një tjetër ndeshje në Kampionatin Mesdhetar që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.Për rangim nga pozita e pestë e deri në pozitën e tetë, Kombëtarja jonë luajti me Sllovakinë. Humbi me rezultat 21:14, ndonëse u përmirësua gjatë ndeshjes. Dallimi u bë […]

Fitore e rëndësishme e Kosovës ndaj Greqisë

Hendbollistet tona të reja kanë luajtur një ndeshje shumë të mirë të enjten pasdite. Në kuadër të Kampionatit Mesdhetar që po mbahet në Podgoricë, Kosova U16 ka shënuar fitore ndaj Greqisë. 17:14 në të mirë të vajzave tona ishte rezultati në fund. Ndeshja ishte e rëndësishme për plasman përfundimtar. Vajzat tona kanë shfaqur nivel të […]