Selektori Shabani përcjell nga afër fitoren e parë të Hajdarit e Demajt

Selektori i Kosovës, Agron Shabani, të enjten mbrëma ishte në Danimarkë, ku e pa nga afër fitoren e skuadrës Ringkobing ndaj asaj Kobenhavn. Ringkobingu fitoi 28:27 ndeshjen e javës së pestë të elitës daneze, njërës prej ligave më cilësore në botë.Te Ringkobingu luajnë kapitenia e Kosovës, Leonora Demaj dhe dy reprezentueset tjera, Marigona e Arlinda […]

Përcaktohet orari i Kombëtares A

Është përcaktuar orari i Kombëtares A të Kosovës në hendboll në kualifikimet për Kampionatin Botëror të vitit 2023. Kosova është në Grupin 1 të fazës së parë kualifikuese.Kosova është pjesë e një grupi të fortë me Belgjikën, Turqinë e Greqinë. Kosova e kishte të drejtën e parë për të organizuar turne të grupit. Por jo […]

Dhjetë gola të Pashke Markut në elitën zvicerane

Reprezentuesja e Kosovës, Pashke Marku po vazhdon me paraqitje të mira në kampionatin e Zvicrës. Marku të shtunën shënoi 10 gola nga 11 tentime në fitoren 32:26 të Kreuzlingenit ndaj Herzogenbuchsee.Në tri ndeshje në elitën e Zvicrës, Marku i ka shënuar 23 gola.Kreuzlingeni renditet i treti me 4 pikë. Në kategorinë e dytë daneze, Njoma […]

Suzana Ujkiq debuton me sukses në Francë

Pivotja e Kombëtares së Kosovës, Suzana Ujkiq, karrierën po e vazhdon në Francë. Ujkiq deri në fund të kampionatit të kaluar luajti për Istogun, ndërsa javë më parë është transferuar te skuadra Yutz, që garon në kategorinë e tretë franceze.Ujkiq të shtunën e ka luajtur ndeshjen e parë kampionale. Nga afër e ka përcjellë selektori […]

Nga 4 gola për Dedajn, Tahirukajn e Ramosajn

Skuadra Kreuzlingen e ka fituar edhe ndeshjen e dytë në Ligën B të Zvicrës. Të shtunën Kreuzlingeni fitoi 28:25 ndaj Badenit.Tre reprezentuesit tanë shënuar nga 4 gola për Kreuzlingenin. Kapiteni Valon Dedaj dhe Drenit Tahirukaj i shënuan golat nga 4 tentime, ndërsa Ramosaj i kishte 5 tentime.Në ekip ishte edhe portieri Haris Berisha që në […]

Kapitenia Demaj: Mezi pres të luaj sërish për Kosovën

Pas një viti e gjysmë mungesë për shkak të lëndimit të gjurit, kapitenia e Kombëtares së Kosovës, Leonora Demaj ka nisur me ndeshje. Demaj po luan për Ringkobingun në elitën daneze, njërën prej ligave më të forta në botë.Demaj po kthehet gradualisht në formë dhe në ritmin e ndeshjeve. Ajo luan në një skuadër me […]

Ramosaj fillon fuqishëm në Zvicër, shtatë gola nga shtatë tentime në fitore

Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Bujar Ramosaj, ka filluar fuqishëm karrierën në Zvicër. Ramosaj ditë më parë është transferuar nga Besa Famgas te Kreuzlingeni i Ligës B të Zvicrës. Të shtunën e kishte ndeshjen e parë kampionale. Kreuzlingeni fitoi 30:25 ndaj Kadetten Spoirs. Ramosaj, që shquhet për lojën e fortë në mbrojtje, është dalluar edhe […]

Hendbollistet e Kosovës fillojnë me ndeshje zyrtare

Ka nisur edicioni 2021/2022 për një pjesë të hendbollisteve të Kombëtares së Kosovës. Dy prej lojtareve kryesore, kapitenia Leonora Demaj dhe qendra Marigona Hajdari, kanë luajtur për skuadrën Ringkobing, që të premten zhvilloi ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Danimarkës. Përballë Ringkobingut ishte skuadra më e mirë në Danimarkë, Odense. Odense fitoi me […]

Ramosaj vazhdon karrierën në Zvicër

Njëri prej lojtarëve kryesorë në Kombëtaren e Kosovës në hendboll, Bujar Ramosaj, do ta vazhdojë karrierën në Zvicër. Ramosaj ka bërë të ditur të shtunën se ka arritur marrëveshje me skuadrën Kreuzlingen, që aktualisht po qëndron në Pejë në fazë përgatitore. Kreuzlingeni garon në Ligën B të Zvicrës, ndërsa ka synime që edicionin e ardhshëm […]

Përfundon Evropiani për Kosovën U19

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (djemtë) e ka luajtur të shtunën ndeshjen e fundit në kuadër të Kampionatit Evropian të këtij viti (Divizioni B). Në Riga të Letonisë, Kosova U19 u mposht nga Luksemburgu me rezultat 38:20. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:10.Ndeshja ishte e vlefshme për plasman përfundimtar.Fare pak gjëra kanë funksionuar […]