Përfundojnë ndeshjet e grupit për Kosovën U17

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka luajtur të mërkurën ndeshjen e fundit në kuadër të fazës grupore të Kampionatit Evropian të Divizionit B. Në Klaipeda të Lituanisë, vajzat tona janë takuar pikërisht me Lituaninë dhe kanë pësuar me rezultat 33:17.Pjesa e parë dhe fillimi i pjesës së dytë ishin thuajse të barabartë, […]

Hendbollistet e reja pësojnë nga Finlanda

Hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës e kanë humbur edhe ndeshjen e tretë në Evropianin e Divizionit B që po mbahet në Klaipeda të Lituanisë. Të hënën hendbollistet tona të reja janë përballur me Finlandën dhe kanë pësuar me rezultat 44:10. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:6. Sidomos pjesa e dytë ishte e zbehtë […]

Hendbollistet e reja shfaqin më shumë, por humbin edhe nga Maqedonia e Veriut

Ka pasur përmirësime në lojën e Kombëtares U17 të Kosovës në hendboll, por jo të mjaftueshme për ta shmangur edhe humbjen e dytë. Të dielën në Klaipeda të Lituanisë në kuadër të Evropianit të Divizionit B, Kosova U17 humbi nga Maqedonia e Veriut me 33:15. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:5.Loja e vajzave tona […]

Kosova U17 humb nga Spanja, nesër ndeshja me Maqedoninë e Veriut

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) e ka luajtur të shtunën ndeshjen e parë në kuadër të Kampionatit Evropian të Divizionit B.Në Klaipeda të Lituanisë, Kosova U17 luajti me Spanjën dhe ka humbur me rezultat 39:9.Hendbollistet spanjolle ishin dominante që nga fillimi i ndeshjes dhe kanë fituar pikët e para në këtë Evropian. Pas […]

Të hënën grumbullohen hendbollistët e Kombëtares U19

Të hënën, më 2 gusht, mblidhet Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (djemtë). Grumbullimi do të bëhet në Prishtinë, ndërsa janë planifikuar të mbahen nga dy stërvitje në ditë. Trajneri i kësaj grupmoshe të Kosovës, Taib Kabashi, ka vendosur që në listën e gjerë të përfshijë 23 lojtarë. Prej tyre 14 udhëtojnë në Evropian. Në […]

Kombëtarja U17 mblidhet në Ferizaj

Hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës do të mblidhen nesër (27 korrik) për Kampionatin Evropian, Divizioni B, që mbahet në Lituani prej 7 deri më 15 gusht. Grumbullimi do të bëhet në Ferizaj, ndërsa lojtaret fillimisht do t’u nënshtrohen testeve të përgatitjes fizike. Nesër nisin edhe stërvitjet që do të vazhdojnë deri para se ekipi […]

Përfundon Evropiani për Kosovën U19

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave e ka përfunduar të dielën paraqitjen në Evropianin e Divizionit B në Shkup. Vajzat tona ndeshjen e fundit e kishin ndaj Finlandës. Rezultati në fund ishte 39:26 në të mirë të Finlandës. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:7 për finlandezet. Ndeshja ishte e vlefshme […]

Hendbollistet e reja pësojnë nga Islanda, nesër e kanë ndeshjen e fundit

Hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës e kanë luajtur edhe një ndeshje në kuadër të Evropianit të Divizionit B. Të shtunën në mesditë në Shkup, Kombëtarja jonë humbi nga Islanda me rezultat 37:23. Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:10 për islandezet. Ndeshja ishte e vlefshme për plasman. Islanda u rendit e treta në Grupin […]

Kombëtarja U19 pëson nga nikoqiri, e presin ndeshjet për plasman

Hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës kanë vazhduar me ndeshje në Evropianin e Divizionit B në Shkup. Të enjten mbrëma hendbollistet tona janë takuar me nikoqirin, Maqedoninë e Veriut. Përkundër angazhimit të vajzave, Kombëtarja ka humbur me rezultat 33:16. Kosova U19 ka përfunduar e katërta në grup. Tani i ka ndeshjet për plasman. Të shtunën […]

Testohen hendbollistet e grupmoshës U17

Të mërkurën në Ferizaj janë testuar hendbollistet kandidate për vend në Kombëtaren U17 të Kosovës. Pjesëmarrëse ishin plot 29 hendbolliste të klubeve tona. Selektori Agron Shabani dhe trajnerët Arben Parduzi e Granit Sahiti kanë përcjellë me vëmendje punën e lojtareve të reja, një pjesë e të cilave do tē paraqiten në Evropianin e Divizionit B […]