Leonora Demaj operohet me sukses

Në foto shihet kapitenia e Kosovës Leonora Demaj, e cila është në fazën e rikuperimit pas operacionit të kryer me sukses.

Kapitenja e Kosovës, Leonora Demaj është operuar të mërkurën. Ajo ka bërë të ditur se operimi ishte i suksesshëm dhe se tashmë ka nisur fazën e rikuperimit. “Çdo gjë ka shkuar mirë. Tani fillon faza e rikuperimit dhe besoj se çdo gjë do të jetë në rregull”, ka thënë kapitenja jonë. Pritet që ajo të […]

Edhe te hendbollistet me katër skuadra në Evropë

Në foto shihet një hendbolliste e cila është hedhur lartë me top në dorë për të shënuar gol.

Federata e Hendbollit të Kosovës e ka të drejtën e prezantimit me katër skuadra të femrave në edicionin e ardhshëm të Kupave Evropiane, 2020\2021. Kampioni i Kosovës do të garojë në Ligën e Evropës (EHF European League), garën e re që e zëvendëson Kupën e EHF-së. Në Ligën e Evropës do të jenë tri raunde […]

Shtyhen ndeshjet e Kombëtareve të reja

Gjatë verës Kombëtaret U20 dhe U18 të Kosovës në hendboll (meshkujt) është dashur të paraqiten në kampionat evropian, Divizioni B. Kombëtarja U20 është dashur të garojë në Letoni, ndërsa Kombëtarja U18 në Mal të Zi. Por këto kampionate janë shtyrë. Vendimin e mori Komiteti Ekzekutiv i EHF-së të premten. Sipas njoftimit të EHF-së, do të […]

EHF-ja anulon ndeshjet e Kombëtares së Kosovës

Në foto shihen disa nga lojtaret e Kombëtares sonë, si dhe flamuri i Republikës së Kosovës.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Evropiane të Hendbollit të premten ka vendosur lidhur me garat e parapara të zhvillohen në vazhdim të vitit. Shumë prej garave janë anuluar për shkak të përhapjes së koronavirusit. Janë anuluar edhe ndeshjet e Kombëtares A të Kosovës (femrat) në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”. Hendbollistet tona është dashur të […]

Albana nuk ka ndërprerë stërvitjet, është e gatshme për ndeshje

Në foto shihet hendbollistja Albana Arifi dhe një lojtare kundërshtare duke vrapuar gjatë ndeshjes që ishte duke u zhvilluar.

Albana Arifi ka përfunduar një edicion të suksesshëm në Suedi me skuadrën e saj, Lugi. Skuadra e Albanës ka përfunduar kampionatin 2019\2020 në vendin e katërt, ndërsa hendbollistja jonë ëshë shquar me paraqitje të mira gjatë gjithë edicionit. Ajo në dhjetor ka nënshkruar kontratë të re me Lugin, pas paraqitjeve të mira që kishte. Kampionati […]

Xhafolli kthehet në Gjermani dhe premton edhe më shumë për Kosovën

Në foto shihet hendbollisti Albin Xhafolli i cili ka topin në dorë dhe po mundohet të shënojë.

Albin Xhafolli është prej hendbollistëve më perspektiv në Kombëtaren e Kosovës. Xhafolli verën e kaluar luajti me Kombëtaren U21 në Botërorin e juniorëve në Spanjë, ndërsa në janar debutoi në Kombëtaren A. Në edicionin 2019\2020, lojtari i krahut, Xhafolli, ka luajtur në Zvicër te skuadra Fortitudo Gossau. Është paraqitur me shumë sukses, por ai ka […]

Kapitenia Demaj duhet të operohet, mungon kohë të gjatë

Në foto shihet kapitenia e Kombëtares së Kosovës, Leonora Demaj me top në dorë duke u munduar të largohet nga bllokimi i katër lojtareve kundërshtare.

Kapitenia dhe liderja e Kombëtares së Kosovës në hendboll, Leonora Demaj do t’i nënshtrohet një operimi dhe do të mungojë kohë të gjatë. Mungesa e Demajt do të jetë hendikep i madh për Kombëtaren tonë, marrë për bazë që ajo në vitet e fundit ka udhëhequr Kosovën drejt niveleve të reja. Demaj kishte pësuar lëndim […]

Kombëtarja U19 kalon në gjysmëfinale të IHF Trophy

Kosova U19 nuk ka marrë rezultatin e synuar në ndeshjen ndaj Kanadës, por megjithatë ka kaluar në gjysmëfinale të IHF Trophy Intercontinental. Të premten  Kosova U19 pësoi nga Kanada me rezultat 35:31. Por falë fitores ndaj Zelandës së Re (të enjten), Kosova ka përfunduar e dyta në grupin B dhe të shtunën do të luajë në […]

Pa ndeshje evropiane në prill e në maj

Në foto shihen hendbollistet e Kombëtares sonë duke e dëgjuar himnin e Kosovës para fillimit të ndeshjes.

Federata Evropiane e Hendbollit ka përgatitur një plan për vazhdimin e garave evropiane që kanë mbetur në gjysmë për shkak të përhapjes së koronavirusit. Përmes një komunikate, EHF-ja ka njoftuar se nuk ka një datë të saktë se kur do të vazdojnë garat. Por plani parasheh vazhdim të mundshëm të garave në fillim të qershorit. […]