Kombëtarja U18 luan në Mal të Zi

Të hënën është hedhur shorti edhe për kampionatet evropiane për Kombëtaret e grupmoshës U18 (meshkujt). Do të organizohen tri kampionate evropiane të divizionit B, në Mal të Zi, Bullgari dhe Maqedoni Veriore. Kosova do të luajë në Mal të Zi, ndërsa bënë pjesë në Grupin A së bashku me Holandën, Turqinë e Malin e Zi. […]

Kombëtarja U20 luan në Letoni në Evropianin e vitit tjetër

Të hënën është tërhequr shorti për kampionatet evropiane që vitin tjetër i luajnë Kombëtaret U20 dhe U18 të hendbollistëve. Bëhet fjalë për kampionate të divizionit B, ndërsa Kosova është paraqitur në të dy grupmoshat. Në grupmoshën e 20-vjeçarëve do të organizohen dy kampionate evropiane, një në Bosnjë-Hercegovinë dhe një në Letoni. Shorti ka caktuar që […]

Fillim i suksesshëm i Elma Kamerit në Belgjikë

Reprezentuesja e Kosovës në hendboll, Elma Kameri, karrierën po e vazhdon në Belgjikë, te skuadra DHW united Antwerpen. Kameri te Antwerpeni kaloi nga Istogu, të cilën skuadër e udhëhoqi drejt titullit të kampionit dhe dy Kupave të Kosovës. Kameri ishte hendbollistja më e mirë në Kosovë në vitet e kaluara, kurse edhe në Belgjikë ka […]

Humbim nga Gjermania, por bëjmë lëvizje para

Ashtu si pritej, Gjermania ka fituar bindshëm ndeshjen me kombëtaren tonë, të luajtur të dielen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Ndeshjen e fazës së dytë të eliminatoreve për “Euro 2020” për hendbolliste, Gjermania e fitoi ndaj Kosovës me rezultat 34:15. Por është vlerësuar se Kosova ka bërë lëvizjen para që e ka synuar nga […]

Kombëtarja humb në Maribor, por paraqitja ishte solide

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat), ka humbur ndeshjen e parë të fazës së dytë të kualifikimeve për “Euro 2020”. Të enjten në Maribor, kombëtarja jonë pësoi nga Sllovenia me rezultat 32:23. Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:10 për sllovenet. Përkundër humbjes, paraqitja e vajzave tona ishte solide, duke dhënë shpresë për paraqitje edhe […]

Marijeta Lekaj e lumtur që bashkohet me Kosovën

Marijeta Lekaj është njëra prej hendbollisteve të reja që janë bashkuar me Kosovën për ndeshjet me Slloveninë (26 shtator) dhe Gjermaninë (29 shtator). Lekaj luan në Kroaci, ndërsa ka premtuar të jap maksimumin për të ndihmuar Kombëtaren. Ajo tashmë është bashkuar me ekipin në përgatitje. “Po ndjehem shkëlqyeshëm pasi do të luaj për vendin tim […]

Shabani: Të bëjmë hapin e ardhshëm

Synimi kryesor i Kombëtares së Kosovës në hendboll (femrat) për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Gjermanisë është zhvillimi i mëtejmë i ekipit kombëtar. Ndaj dy kombëtareve të mëdha evropiane, kombëtarja jonë synon të bëjë rezistencë të madhe deri në fund, duke ditur cilësinë dhe përvojën e kundërshtarëve. Selektori Agron Shabani të mërkurën (sot) nis punën me […]

Selektori Shabani shpall listën për ndeshjet me Slloveninë e Gjermaninë

Selektori i Kombëtares së Kosovës në hendboll (femrat), Agron Shabani, të martën ka bërë publike listën me emrat e hendbollisteve në të cilat ai llogarit për dy ndeshjet e para të fazës së dytë të eliminatoreve për “Euro 2020”. Kosova është në grupin e tretë së bashku me Gjermaninë, Slloveninë e Bjellorusinë. Pra grupi është […]

Përfundon Evropiani për Kosovën U17

Me ndeshjen ndaj Azerbajxhanit, ka përfunduar kampionati evropian, Divizioni B, për Kombëtaren U17 të Kosovës në hendboll (femrat). Ndeshja për vend të nëntë është luajtur të shtunën paradite, ndërsa fitore ka shënuar Azerbajxhani me rezultat 35:28. Kështu kombëtarja jonë ka përfunduar në vend të dhjetë. Është pritur më shumë nga vajzat tona në këtë ndeshje, […]

Loja e Kombëtares U17 po përmirësohet dukshëm

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (femrat) e ka luajtur të enjten ndeshjen e fundit në fazën grupore në kampionatin evropian, Divizioni B, që po mbahet në Itali. Vajzat tona kanë humbur nga Islanda, por kanë pasur paraqitjen bindshëm më të mirë deri më tani. Kështu synimi që ishte për këtë evropian, për të fituar […]