Kosova në vazon e dytë në kualifikimet për Botërorin “Egjipti 2021”

Të martën (nesër) mësohen kundërshtarët e Kombëtares A të Kosovës në hendboll në kualifikimet për kampionatin botëror që në vitin 2021 mbahet në Egjipt. Shorti tërhiqet në Vjenë nga ora 16.00. Bëhet fjalë për fazën e parë kualifikuese për kampionatin e ardhshëm botëror. Me rritjen e botërorit në 32 ekipe, më shumë mundësi ka për […]

Pikë historike për kombëtaren tonë

Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll ka fituar të hënën pikë historike në kampionatin botëror për juniorë që po mbahet në Spanjë. Në ndeshjen e fundit në grup, Kosova barazoi me Bahrejnin me rezultat 29:29. Kështu Kosova në pjesëmarrjen e parë në botëror në të gjitha sportet, përfundon fazën grupore me një pikë të fituar. […]

Kombëtarja U21 pëson nga Brazili, nesër luan me Bahrejnin

Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll ka luajtur të dielen ndeshjen e rradhës në kampionatin botëror për juniorë, në Spanjë. Në qytetin Pontevedra, kombëtarja jonë pësoi nga Brazili me rezultat 36:23. Brazili ka shfaqur cilësi të lartë në Spanjë dhe këtë e dëshmoi edhe ndaj nesh. Brazilianët herët në ndeshje kanë filluar të shkëputen në […]

Kosova U21 humb edhe ndeshjen e tretë në botëror

Përkundër startit shumë të mirë, Kosova U21 ka humbur edhe ndeshjen e tretë në kampionatin botëror të juniorëve. Në Pontevedra të Spanjës, kombëtarja jonë humbi nga Portugalia me rezultat 32:21. Djemtë tanë filluan mirë ndeshjen dhe krijuan epërsi 4:1. Por portugezët u kthyen shpejtë dhe krijuan epërsi që e mbajtën deri në fund të pjesës […]

Kosova U21 humb ndeshjen me Hungarinë

Hungaria është konfirmuar si kundërshtar shumë i fortë për Kosovën në kampionatin botëror të juniorëve që po mbahet në Spanjë. Të enjten në Pontevedra, Kosova U21 pësoi nga Hungaria me rezultat 36:21. Hungarezët herët në ndeshje kanë krijuar epërsi të lartë dhe fitorja e tyre asnjëherë nuk është vënë në dyshim. Dallimi në gjatësi e […]

Kosova debuton në botëror, lufton deri në fund me Kroacinë

xhafolli

Kombëtarja U21 e Kosovës në hendboll ka luajtur të martën pasdite ndeshjen e parë në kampionatin botëror të juniorëve. Është kjo ndeshje debutuese e Kosovës në kampionate botërore në të gjitha sportet, pra hendbolli shkruan sërish historinë. Kosova luajti në Pontevedra të Spanjës dhe humbi nga Kroacia me rezultat 23:17. Kroacia është superfuqi e hendbollit, […]

IHF: Kosova shkruan historinë në Spanjë

Më poshtë e paraqesim tekstin e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, për paraqitjen e Kosovës në kampionatin botëror të juniorëve: E gjithë biseda për Kosovën para “Spanja 2019” është për histori, pasi Kosova U21 është kombëtarja e parë e Kosovës në të gjitha sportet dhe në të gjitha grupmoshat që është kualifikuar pë kamionat botëror. Kosova […]

Juniorët të uritur për sukses para udhëtimit në Spanjë

Juniorët e Kosovës janë në përmbyllje të përgatitjeve për kampionatin botëror për grupmoshën U21 që prej të martës zhvillohet në Spanjë. Te Kombëtarja U21 e Kosovës është atmoserë shumë e mirë, ndërsa djemtë po ofrojnë maksimumin në stërvitje dhe janë të uritur për sukses para udhëtimit për në Spanjë. Kombëtarja U21 të hënën në mëngjes […]

Albana Arifi e entuziazmuar që fiton të drejtën të luaj me Kosovën

Në foto shihet hendbollistja Albana Arifi.

Më 16 korrik, Albana Arifi e fiton zyrtarisht të drejtën që të luajë për Kombëtaren e Kosovës në hendboll. Arifi tri vite më parë ka luajtur për Suedinë në kampionatin botëror U20, ndërsa për të ndërruar ekipin kombëtar në hendboll duhet të kalojë periudhë trivjeçare. Ylli i hendbollit shprehet e entuziazmuar që më në fund […]

Muhaxheri i kënaqur me përgatitjet për Botëror

Trajneri i Kombëtares U21 të Kosovës në hendboll, Fatmir Muhaxheri është i kënaqur me punën që po bëjnë juniorët para paraqitjes historike në kampionatin botëror që mbahet në Spanjë prej 16 deri më 28 korrik. Kombëtarja jonë e juniorëve është në fazën përfundimtare të përgatitjeve, ndërsa të hënën është udhëtimi për në Spanjë. Kombëtarja ka […]