Kombëtarja U19 synon Trofeun e IHF-së

Sfida shumë të rëndësishme ditëve në vijim e presin edhe kombëtaren U19 të Kosovës në hendboll. Edhe për grupmoshën U19 zhvillohet gara prestigjioze IHF Trophy Intercontinental. Për U19 nuk ka kualifikim për në botëror, por triumfi në IHF Trophy Intercontinental do të ishte sukses jashtëzakonisht i madh për këtë grupmoshë. Kombëtarja U19, njëjtë si ajo […]

Testi i parë me Turqinë – i suksesshëm

Në foto shihen lojtarët e kombëtares sonë bashkë me trajnerët e tyre.

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt) po vazhdon në Stamboll përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese ndaj Izraelit që luhen javën tjetër. Në kuadër të kampit përgatitor, kombëtarja të premten pasdite e ka luajtur ndeshjen e parë stërvitore ndaj Turqisë. Ndeshja ishte një test i suksesshëm, që i ka shërbyer shumë përzgjedhësit Taip Ramadani. Ndeshja përfundoi […]

Kosova në grup me Gjermaninë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) do të luajë ndaj Gjermanisë, Sllovenisë dhe Bjellorusisë në eliminatoret për “Euro 2020”. Grupi vlerësohet të jetë shumë i fortë, por vajzat tona do të japin më të mirën për paraqitje të denja. Gjermania, Sllovenia, Bjellorusia e Kosova janë në grupin e tretë. Dy të parët e grupit kualifikohen […]

Ngritje e madhe e kombëtareve U21 e U19

Në prag të paraqitjes në garën e rëndësishme IHF Trophy Intercontinental, hendbollistët e kombëtareve U19 dhe U21 të Kosovës prej të hënës janë vendosur në Prishtinë dhe po stërviten nën mbikqyrjen e shtabit teknik të kombëtares, në krye me përzgjedhësin Taip Ramadani. Gara IHF Trophy mbahet në Prishtinë prej 10 deri më 14 prill, ndërsa […]

Përzgjedhësi Taip Ramadani shpall listën për ndeshjet me Izraelin

Përzgjedhësi i Kosovës, Taip Ramadani ka shpallur listën për ndeshjet ndaj Izraelit. Në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2020”, kombëtarja jonë e hendbollistëve takohet me Izraelin më 10 prill nga ora 19:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Me Izraelin, Kombëtarja e Kosovës luan edhe më 14 prill në Tel […]

Publikohet lista e Kombëtares U19

Kosova u19 meshkujt radhiten para lojes

Janë publikuar emrat e hendbollistëve që do ta përfaqësojnë Kombëtaren U19 të Kosovës në garën prestigjioze IHF Trophy Intercontinental. Kjo garë me rëndësi mbahet në Prishtinë prej 10 deri më 14 prill, kurse garojnë hendbollistët deri 19 vjet dhe ata deri 21 vjet. Përzgjedhësi i Kosovës, Taip Ramadani, së bashku me kryetrajnerin e grupmoshës U19, […]

EHF-ja konfirmon ngritjen e Kosovës, hendbollistet nuk luajnë më në parakualifikime

Ngritja e kombëtares së Kosovës në hendboll (femrat) është konfirmuar edhe të enjten nga Federata Evropiane e Hendbollit (EHF). EHF-ja ka përcaktuar vazot për shortin e kualifikimeve për “Euro 2020” dhe në vazo është edhe Kosova. Pra Kosova për herë të parë paraqitet direkt në kualifikimet e rregullta e jo në parakualifikime. Kjo ndodhë për […]

Marijeta Lekaj, emër i ri në kombëtaren e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës është përforcuar me një hendbolliste cilësore para se të fillojë kualifikimet për “Euro 2020”. Marijeta Lekaj që po luan me shumë sukses në Kroaci, do të bashkohet me Kosovën që nga aktiviteti i ardhshëm. Lekaj, e lindur në qershor të vitit 1997, është e gjatë 170 centimetra dhe mbulon shumë pozita, ndonëse […]

Bashkim Gashi ftohet në kombëtare për ndeshjet me Izraelin

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në hendboll, Taip Ramadani është duke bërë gati listën e lojtarëve që do t’i ftojë për ndeshjet ndaj Izraelit. Në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për evropianin e vitit 2020, Kosova e pret Izraelin më 10 prill, kurse me izraelitët kombëtarja jonë luan edhe më 14 prill në Tel […]

Kombëtaret që duhet të kalojë Kosova për të siguruar paraqitjen në botëror

Kombëtares U-21 të Kosovës në hendboll (meshkujt) të hënën i është hapur rruga për sukses historik, përkatësisht për të siguruar paraqitjen në kampionatin botëror që prej 16 deri më 28 korrik mbahet në Spanjë. Në takimin që drejtuesit e Federatës tonë (presidenti Eugen Saraçini dhe sekretari gjeneral Izet Gjinovci) e kishin me presidentin e IHF-së, […]