Kombëtarja pëson disfatë në ndeshjen e parë në Sllovaki

Hendbollistet e kombëtares së Kosovës kanë pësuar disfatë në ndeshjen e parë në kualifikimet për kampionatin botëror të vitit 2019. Në kuadër të grupit të parë të fazës së parë kualifikuese, Kosova luajti të premten në Shala të Sllovakisë kurse humbi me rezultat 28:25 nga Izraeli. Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:11 në të […]

Kombëtarja vendoset në Sllovaki, hendbollistet të gatshme për ndeshjet

Atmosferë shumë pozitive është te hendbollistet e kombëtares së Kosovës në prag të ndeshjeve kualifikuese për botëror. Kombëtarja jonë të enjten është vendosur në Galanta, në afërsi të qytetit Shala ku prej të premtes deri të dielen luhen ndeshjet e grupit të parë të fazës së parë kualifikuese për botërorin e vitit tjetër. Kosova të […]

Kombëtarja e hendbollisteve në vlugun e përgatitjeve

Hendbollistet e kombëtares së Kosovës po vazhdojnë përgatitjet për ndeshjet e rëndësishme që i kanë në Sllovaki. Nën urdhërat e përzgjedhësit Agron Shabani, hendbollistet kanë nisur më 21 nëntor përgatitjet për ndeshjet e fazës së parë eliminatore për botërorin e vitit të ardhshëm. Kosova është në grupin e parë së bashku me Sllovakinë, Ukrainën e […]

Shabani shpall listën për ndeshjet në Sllovaki

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Agron Shabani ka publikuar të martën listën e hendbollisteve për ndeshjet që kombëtarja jonë i luan në Sllovaki. Në kuadër të fazës së parë kualifikuese evropiane për botërorin e vitit 2019, Kosova i luan tri ndeshje në Shala të Sllovakisë. Më 30 nëntor kombëtarja jonë takohet me Izraelin, […]

Elma Kameri beson në suksese të reja

Elma Kameri ishte e pandalshme të dielen në fitoren e dytë të Istogut ndaj skuadrës italiane Cassano Magnago. Istogu fitoi me rezultat 23:21 ndeshjen e luajtur në Pejë. Të shtunën Istogu fitoi me 26:24 dhe kështu e kaloi rrethin e tretë të Kupës Sfiduese. Tani Istogu është në mesin e 16 skuadrave më të mira […]

Kombëtaret e reja të hendbollisteve mësojnë kundërshtarët e Evropianit

Kombëtarja U17 e hendbollisteve (kadetet) dhe Kombëtarja U19 (junioret) kanë mësuar kundërshtarët me të cilët do të përballen në kampionatet evropiane (Divizioni B) që mbahen vitin e ardhshëm. Kosova U17 do të garojë në grupin A të kampionatit që mbahet në Itali. Në grupin A bëjnë pjesë Çekia, Turqia, Islanda, Kosova e Izraeli. Pra hendbollistet […]

Atmosferë madhështore në ndeshjen me Gjermaninë

Me një ndeshje të luajtur në atmosferë madhështore është përmbyllur muaji i hendbollit. Të dielen në mbrëmje në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë janë përballur kombëtarja e Kosovës me Kombëtaren e Gjermanisë. Ashtu si pritej, Gjermania e ka fituar ndeshjen. Rezultati në fund ishte 30:14 në të mirë të Gjermanisë që vlerësohet i […]

Sukses historik i kombëtares U20

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll ka arritur sukses historik të dielen. Kombëtarja e grupmoshës së juniorëve e ka fituar garën me rëndësi IHF Trophy për Evropë dhe kështu ka hapur rrugën për të siguruar pjesëmarrje historike në kampionatin botëror të juniorëve që mbahet vitin e ardhshëm. Tani Kosova duhet të fitojë IHF Trophy Interkontinental […]

Kombëtarja U18 kampione në IHF Trophy

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll është kampione e IHF Trophy për Evropë. Hendbollistët e rinjë kosovarë të shtunën në finale fituan ndaj Britanisë së Madhe me rezultat 36:31. Ndeshja e luajtur në palestrën 1 Tetori në Prishtinë ishte cilësore dhe me rivalitet. Britanikët nuk u dorëzuan deri në fund, por djelmoshat tanë shfaqën vlera […]

Muaji i hendbollit përmbyllet me ndeshjen historike ndaj Gjermanisë

Superfuqia e hendbollit dhe sportit, Gjermania do të paraqitet para adhuruesve kosovarë të hendbollit. Të dielen (nesër) nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë takohen Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë. Është kjo ndeshja më e madhe në histori të kombëtares tonë. Kosova e Gjermania janë në grupin 1 të […]