Vetëm fitorja vlenë ndaj qipriotëve

Ndeshjen e tretë dhe të fundit në kuadër të kualifikimeve për botërorin e vitit 2019, përfaqësuesja jonë e luan ndaj Qipros, të dielen pasdite në Povoa de Varzim të Portugalisë. Derisa me Poloninë (të premten) dhe me Portugalinë (të shtunën) synimi është rezistimi deri në fund, ndaj Qipros synimi i përfaqësueses së Kosovës në hendboll […]

Portugezët kërkojnë të shfrytëzojnë paraqitjen si vendas

Me Portugalinë vendase, Kosova përballet të shtunën mbrëma në Povoa do Varzim, në ndeshjen e dytë në kuadër të grupit të katërt të eliminatoreve evropiane për botëror. Portugezët shpresojnë të rivalizojnë polakët për pozitën e parë në grup, që dërgon tutje, por nuk pritet të kenë punë të lehtë as ndaj Kosovës në ndeshjen e […]

Polonia, superfuqia e hendbollit përballë Kosovës

Polonia është kundërshtarja e parë e Kosovës në eliminatoret për botërorin e hendbollit që mbahet vitin 2019. Kosova përballet me Poloninë të premten mbrëma në Povoa do Varzim të Portugalisë. Kosova e Polonia janë pjesë e grupit të katërt, së bashku me Portugalinë dhe Qipron. Vetëm fituesi i grupit shkon tutje dhe Polonia është bindshëm […]

Kapiteni Dedaj i bindur se Kosova do të arrijë nivel më të lartë

Përgatitjet e përfaqësueses së Kosovës në hendboll për ndeshjet kualifikuese për botëror janë në fazën përfundimtare. Hendbollistët e përzgjedhësit Taip Ramadani të mërkurën (nesër) e kanë stërvitjen e fundit para udhëtimit për në Portugali. Të enjten në orët e para të mëngjesit përfaqësuesja udhëton për në Portugali ku do të luajë tri ndeshje në kuadër […]

Përfaqësuesja vazhdon punën, Jupa i bindur për hapin e radhës

Hendbollistët e përfaqësueses së Kosovës po vazhdojnë përgatitjet me synim për paraqitje sa më të mirë në ndeshjet kualifikuese për botërorin e vitit 2019. Nën urdhërat e përzgjedhësit Taip Ramadani, hendbollistët po ushtrojnë nga dy herë në ditë në Prishtinë, ndërsa atmosfera brenda grupit është shembullore. Shtabi teknik, por edhe lojtarët, janë të kënaqur me […]

Përfaqësuesja shumë e motivuar para sfidave kualifikuese për botëror.

Në foto shihen lojtarët e Kombëtares sonë bashkë me përzgjedhësin, Taip Ramadani dhe trajnerët tjerë.

Të mërkurën mbrëma hendbollistët e përfaqësueses së Kosovës kanë nisur fazën e fundit të përgatitjeve para paraqitjes në kualifikimet për kampionatin botëror që vitin e ardhshëm mbahet në Danimarkë e Gjermani. Nën urdhërat e përzgjedhësit Taip Ramadani dhe shtabit teknik të tij, hendbollistët kanë treguar përkushtim të madh që në stërvitjen e parë, që nuk […]

Edhe një talente nga Gjermania dëshiron fanellën e Kombëtares

Kosova ka një mori sportistesh që luajnë në ligat e ndryshme evropiane. Ndër to është dhe hendbollistja e talentuar Doruntina Sylejmani, e cila luan për ekipin gjerman HSG Vfr Eintracht. Ajo ka vizituar Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe është pritur nga sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci. Doruntina është e lindur në vitin 1999, e […]

Ramadani publikon listën për ndeshjet kualifikuese për Botëror

Në foto shihet përzgjedhësi i Kombëtares sonë, Taip Ramadani.

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Taip Ramadani të enjten ka publikuar listën e gjerë të lojtarëve në të cilët llogarit për ndeshjet e janarit. Prej 12 deri më 14 janar Kosova luan në kuadër të grupit të katërt të fazës së parë kualifikuese për kampionatin botëror për hendbollistë, që mbahet në vitin 2019. Kosova më […]