Istogu eliminohet nga Kupa Evropiane

Kampioni i Kosovës, Istogu, është eliminuar në rrethin e tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste. Në ndeshjen e dytë ndaj IUVENTA Michalovces, Istogu pësoi me rezultat 47:18. Ndeshja u zhvillua të dielën paradite në Michalovce të Sllovakisë, ku të shtunën u zhvillua edhe dueli i parë.
Dajana Milaniq i shënoi gjashtë gola për Istogun, ndërsa nga katër i kishin Natalija Milatoviq dhe Nihed Limem.
Të dy ndeshjet u luajtën në Michalovce për faktin se palestra në Istog është jashtë funksionit. Kjo natyrisht ka penalizuar skuadrën istogase, por edhe cilësia ishte në anën e skuadrës sllovake, që vjet arriti deri në gjysmëfinale të Kupës Evropiane.
Istogu ishte skuadra e vetme kosovare që u paraqit në rrethin e tretë. Në rrethin e dytë të garave eliminoi skuadrën portugeze 1Maio.

Lajme tjera