Prishtina e Istogu përballen në çerekfinale

Të mërkurën pasdite është tërhequr shorti për çerekfinalen e Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Ndeshjet zhvillohen më 20 e 21 mars, ndërsa janë disa sfida interesante.
Fituesi në fuqi i Kupës dhe kampioni aktual, Istogu, do të sfidohet nga Prishtina në kryeqytet. Istogu ka synime ta fitoj sërish Kupën e Kosovës, por edhe Prishtina ka planet e saj.
Samadrexha e pret Kastriotin, ndërsa Vushtrria luan si vendase ndaj Jusuf Gërvallës.
Ndeshje e fortë pritet të jetë edhe ajo që luhet në Gjakovë mes Shqiponjës dhe Ferizajt. Ferizaj është lider i Superligës dhe ka synime të fitojë gjithë trofetë e këtij edicioni garues.

Lajme tjera