Ish-kundërshtari i Kosovës fiton të bronztën në Evropian

Holanda e ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin evropian për hendbolliste që sot përfundon në Francë. Në ndeshjen për vend të tretë Holanda fitoi ndaj Rumanisë me rezultat 24:20. Ndeshja u luajt të dielen në Paris para 13,145 shikuesve. Për Holandën është medalja e dytë rresht në kampionate evropiane. Para dy vitesh holandezet kishin […]

Rusia – Franca, finalja e Evropianit

Të premten janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale të kampionatit evropian për hendbolliste. Në Paris, në gjysmëfinalen e parë u takuan Rusia e Rumania, ndërsa fitore shënoi Rusia me rezultat 28:22. Anna Vyakhireva me 13 gola udhëhoqi Rusinë drejt fitores. Për Rumaninë nga katër gola i shënuan Ana Maria Dragut e Crina Elena Pintea. Me gjashtë gola […]

Fitore për Rumaninë e Norvegjinë

Të martën janë luajtur ndeshjet e rradhës në Grupin II të raundit kryesor të kampionatit evropian për hendbolliste që po mbahet në Francë. Në Nancy fillimisht u takuan Spanja e Rumania, kurse fitore shënuan rumunet me rezultat 27:25. Pas pjesës së parë Spanja ishte në epërsi me 12:10, por në të dytën Rumania arriti te […]

Rusia në gjysmëfinale, Mali i Zi mposhtë Serbinë

Në Francë është duke u mbajtur kampionatin evropian në hendboll (femrat) ku po paraqiten hendbollistet aktualisht më të mira në botë. Të hënën u luajtën dy ndeshje të grupit I të raundit kryesor të garave. Hendbollistet e Rusisë fituan thellë ndaj Danimarkës me rezultat 32:21 dhe kështu u kualifikuan në gjysmëfinale. Rusia është bërë kombëtarja […]

Përfundojnë kualifikimet për kombëtaren e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) të dielen ka përfunduar paraqitjen në kualifikimet për kampionatin botëror të vitit 2019. Kosova garoi në grupin e parë të fazës së parë të kualifikimeve evropiane. Ndeshjet e këtij grupi janë luajtur prej të premtes deri të dielen në Shala të Sllovakisë. Sllovakia i fitoi tri ndeshjet dhe doli […]

Kombëtarja humb ndeshjen me Ukrainën

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) e ka zhvilluar të shtunën ndeshjen e dytë kualifikuese për kampionatin botëror të vitit 2019. Në kuadër të grupit të parë të fazës së parë kualifikuese, në Shala të Sllovakisë, hendbollistet e kombëtares tonë u përballën me Ukrainën, ndërsa pësuan humbje me rezultat 44:19. Të premten, Kosova pësoi nga […]

Kombëtarja pëson disfatë në ndeshjen e parë në Sllovaki

Hendbollistet e kombëtares së Kosovës kanë pësuar disfatë në ndeshjen e parë në kualifikimet për kampionatin botëror të vitit 2019. Në kuadër të grupit të parë të fazës së parë kualifikuese, Kosova luajti të premten në Shala të Sllovakisë kurse humbi me rezultat 28:25 nga Izraeli. Pas pjesës së parë rezultati ishte 16:11 në të […]

Kombëtarja vendoset në Sllovaki, hendbollistet të gatshme për ndeshjet

Atmosferë shumë pozitive është te hendbollistet e kombëtares së Kosovës në prag të ndeshjeve kualifikuese për botëror. Kombëtarja jonë të enjten është vendosur në Galanta, në afërsi të qytetit Shala ku prej të premtes deri të dielen luhen ndeshjet e grupit të parë të fazës së parë kualifikuese për botërorin e vitit tjetër. Kosova të […]

Fitore për Kastriotin te femrat e te meshkujt

Në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj të hënën e të martën është luajtur nga një ndeshje e Superligës së Kosovës në hendboll. Të hënën ishin hendbollistet e Kastriotit që fituan ndaj Vjosës me rezultat 29:18. Pas pjesës së parë rezultati ishte 15:6 në të mirë të Kastriotit. Ishte kjo ndeshja e parafundit e xhiros së […]

Kombëtarja e hendbollisteve në vlugun e përgatitjeve

Hendbollistet e kombëtares së Kosovës po vazhdojnë përgatitjet për ndeshjet e rëndësishme që i kanë në Sllovaki. Nën urdhërat e përzgjedhësit Agron Shabani, hendbollistet kanë nisur më 21 nëntor përgatitjet për ndeshjet e fazës së parë eliminatore për botërorin e vitit të ardhshëm. Kosova është në grupin e parë së bashku me Sllovakinë, Ukrainën e […]